URIM DHE THIRRJE PËR VITIN E RI SHKOLLOR

Të dashur fëmijë, nxënës e gjimnazistë në rrethin e Sarandës dhe gjithë vendin, ju uroj shumë suksese për vitin e ri shkollor 2020-2021!
Ky vit shkollor është jo normal për shkak dhe të virusit, ndaj fëmijët e klasave të para veçanërisht duan kujdes të jashtëzakonshëm, për shkak dhe të specifikave të moshës. Përshtatja e dhe kujdesi i tyre kundrejt COVID 19 është primare.
Fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë, fatet e së ardhmes së Shqipërisë jeni vetë ju nxënës të dashur.
Shkolla është një vlerë që do ju vlejë për të gjithë jetën. Përpiquni të punoni fort, për arritje të suksesshme. Është detyra juaj.

Të dashur mësues!
Fëmijët e nxënësit janë nën petkun e punës tuaj. Kur bëhet fjalë për shkollën, flasim për fatin e vendit tonë. Ndaj shkolla duhet të përgatisë dhe të edukojë qytetarë të mirë dhe njerëz të aftë për t’u përballuar me sfidat e jetës. Bëjini nxënësit tuaj të kuptojnë dijen, me qëllim që ta kthejnë atë në aftësi. Është detyra juaj.

Të dashur prindër!
Bashkëpunoni ngushtësisht me mësuesit e fëmijët tuaj, për të arritur synimet që ju keni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe vendit. Bëhuni sa më shumë pjesë e shkollës, sepse këshilla juaj është ndihmë dhe detyrim për drejtorinë përkatëse. Merrni masa sa më të vlefshme për fëmijët tuaj sa i përket masave anti COVID. Mbrojtje dhe vetëm mbrojtje.

Thirrje Drejtorisë Arsimore Sarandë!
Në keto ditë fluksi duhet me çdo kusht që masat të jenë strikte dhe rigoroze sa i përket menaxhimit të punës me nxënësit, masat anti COVID duhet të jenë absolute. Distanca, higjiena dhe masat mbrojtëse duhet të jenë kryefjala e gjithë procesit.
Është detyrim absolut ligjor dhe moral juaji.