“Urdhëri i Shën Andresë” : Princ Leka dekorohet nga Familja Mbretërore Ruse

Princ Leka ,trashgimatri fronit të Familjes Mbretërore Shqiptare është dekoruar me urdhrin Shen Andre nga Dukesha e Madhe Maria Romanova e Familjes Mbretërore Ruse. Dekorimi i Princ Leka u be disa dite me pare ne Shen Pjeterburg ku si ishte i ftuar në dasmën trashëgimtarit te kurorës mbretërore ruse.
Lajmin e beri te ditur vete Madhëria e Tij Princi Leka II në profilin e vet në Fb:
“Me rastin e dasmës se trashëgimtarit të familjes Romanov, Dukës së Madh George Romanov u zhvilluan disa evente të ndryshme.
Darka e parë ishte shumë e veçante për mua pasi Dukesha e Madhe Maria Romanova më dekoroi me Urdhrin e Shën Andresë (St. Andrew), themeluar nga Car Pjetri i Madh, më i rëndësishmi i urdhrave perandorakë rusë.
Ky dekorim ishte gjesti më i bukur në vlerësim e miqësisë midis dy familjeve tona.
Fotot: (photos by) @DavidNivière “