Une e Ti!

Nga Gjergj Hani
Une e ti jemi e djathta! Ose me sakte, jemi ajo cka mbetet nga e djathta, pas “permbytjes universale” te zgjedhjeve te fundit. Une e ti, beme aq sa ishte e mundur te behej individualisht, per tu perballur me valangat e pamoraleshme te krimit sistemik qe sjell vdekjen ne emer te jetes.
Remake I “ri” ky I fundit, I nje seriali te vjeter, qe une e ti e pame per 50 vjet rresht, por nga I cili nuk arritem te nxirrnim mesimet e duhura, e aq me pak te kuptonim moralin e saj te pameshirshem, e tashti jemi te detyruar ta rijetojme serish nen nje forme tjeter.
Historia meson, por nuk gjen nxenes!
Po e djathta institucionale ku eshte? Dhe mbi te gjitha cfare eshte, e cfare po ben per te ndryshuar e permbysur axhenden kriminale te se majtes qe tashme vetequhet progresiste e progresive!?
Se pari kjo e djathte ka humbur cdo nuance qe I kishte mbetur nga e shkuara e saj, kur gjoja perpiqej te behej e tille, dhe tani do te na duhej te tregoheshim shume bujare per ta quajtur parti social-demokrate, qe ka pranuar te jete bija e nje Zoti te vogel, e qe nuk ben me beteja principesh, por eshte kthyer ne nje paterice te sistemit, qe ndonese rrenjesisht I kalbur e ne nje rreshqitje kostante drejt totalitarizmit, per momentin ka akoma nevoje per nje fasade demokratike, e qe ne funksion te kesaj aparence mashtruese terheq perdhunshem Partine Demokratike, qe e ndjek e bindur ne skenen politike ku po luhet akti I fundit tragjik I vdekjes se demokracise qe rrealisht nuk lindi kurre.
Nderkohe qe PD-ja interpreton rolin e saj te caktuar (prej dhe brenda sistemit), hapesirat e lirise shtrengohen cdo dite e me shume, por jo per dy krahet politike qe takohen te ngazellyer ne qender, zone e pazareve dhe e asaj qe nuk mund te thuhet: se nuk ka, e nuk lejojme asnje mundesi qe te ndryshohet sistemi nga brenda.
Me se shumti mund te lejojme ndonje zone te lire, ndonje hapesire te kufizuar per debatin e lire, mendimin kritik, aq sa eshte e nevojshe qe te mos shpertheje tenxherja me presion.
Shpresa po shuhet dite pas dite, bashke me te drejtat sociale, sigurine, lirine e perditeshme, drejtesine, komunitetin e sovranitetin popullor. E nderkohe degjojme pa pushim te gjithe perberesit politike te sistemit te na thone: Eshte shume e nderlikuar, e veshtire, duhen ndjekur rruget istitucionale, duhet pranuar ky fakt, duhet te presim ndonje therrime nga drejtesia e “re-formuar” nga pushteti! Me nje fjale duhet te presim qe sistemi te reformoje vetvehten, por harrojme te shtrojme pyetjen se perse duhet ta beje nje gje te tille!?
Per ate qe po shkruan keto rreshta, fakt eshte qe e djathta e veteshpallur, qe kurre ka qene vertet e tille, tashme eshte nenshtruar plotesisht. Nuk pipetin me mbi principet, e nuk beson me (jo se ka besuar me pare) ne trinomin e shenjte Atdheu, Familja, Prona, nuk rrespekton me vlera universale si ndershmeria, besnikeria, nderi e fjala e thene dhe e dhene. E djathta istitucionale sot, nuk eshte ne gjendje as te kete nje minimum koherence, (aq e nevojeshme ne politike) ne mos per princip, te pakten per dekor. Gje te cilen e majta e ka ruajtur qe ne gjenezen e saj. Koherencen , tashme te pershpejtuar ne objektivin e saj per te shkaterruar kete bote e per te ndertuar nje me te keqe.
Kjo eshte arsyeja e egzistences se saj, qe e tregoi haptazi qe me marrjen e Bastijes, kur pjella e saj shkoi e u ul ne te majte ne Asemblene Kombetare per te mundesuar qe cdo princip I drejte e natyral te permbysej. Dhe e permbysen! Duke filluar nga themelet e se drejtes natyrore, domosdoshmerise egzistenciale te cdo njeriu qe eshte I denje te quhet I tille. Permbysen konceptin, filozofine e se djathtes universale, qe eshte jeta, liria, prona, duke I zevendesuar me trion kontradiktore liri, barazi, vellazeri, ku liria jo vetem nuk ka te beje, por eshte e kunderta e barazise.
Misioni I tyre po permbushet me se shumti ne kurriz te atyre qe nuk kerkuan vecse buke e drejtesi, ose sic I quajne ata,kokepalaret e zdromsat.
E djathta istitucionale tashme e shenderruar ne kamariere e paterice e sistemit, eshte versioni pa maske I se majtes neo liberale ne fushen ekonomike e sociale, vecse pak me e ngadalte ne shkaterrimin e vlerave themelore te saj. Ndaj dhe humbi ne zgjedhjet e fundit, pertej manipulimit dhe tjetersimit te vullnetit popullor, vota e te cilit nuk ishte pro se djathtes se Bashes por kundra neo liberizmit shkaterrimtar te Rames.
Pak rendesi ka nese Basha iken apo rri! Pa ty dhe mua, pa ne qe jemi e djathta, qenia e tij politike nuk do te egzistonte. Ndaj na takon mua e ty, na takon ne, dhe atyre qe besojne tek Jeta, tek Liria e tek Qenia Njerezore qe te veprojme per nje PD te zonjen e te afte te vije ne pushtet, qe ne kete toke te kete buke e drejtesi, dhe une te gjitha keto do ti quaja thjesht DINJITET, presupozim I nje bote te themeluar mbi Atdheun, Familjen, Pronen, Identitetin e Ligjin e Zotit. Mos harro! Une e ti, ne jemi e djathta qe kurre nuk do te perulet.