Ujqërit me delet nuk mund të rrinë në të njëjtën kope!

Nga Nebil Çika

Bashkëvajtjes dhe bashkëfajtorë ..! Të gjithë e dimë tashmë këtë “filozofi politike” te cilës po ja “shohim hairin” sidomos sot ku vrasësit dhe te varret, xhelatët dhe viktimat ,spiunet dhe te spiunuarit janë bashkë ne te njëjtat parti,institucione, biznese , të njëjtat familje mdaje edhe në organizatat e te perndjekurve politikë
Ligji i ndalon sot Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit të jap informacion për njerëz të Sigurimit të Shtetit apo bashpunëtorë të tij, autorë të krimeve të komunizmit , në se kanë marrë një vërtetim të “pastërtisë se figurës” nga komisionet “Mezini” e “Bezhani” të ngritura për të kontrolluar pastërtinë e figurës së deputetëve e zyrtarëve të lartë të shtetit , edhe pse në dosjet e sigurimit gjenden prova të qarta të pjesëmarrjes se tyre në krimet e komunizmit. Është pritur që PD të ishte me serioze në këtë çështje pasi apo pretendonte te ishte parti antikomuniste dhe për me tepër kishte mbështetjen e plote te viktimave të krimeve komuniste dhe sigurimit të shtetit , ndrsa PS dihet qe është vazhdimësi e krimit , por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur .
Nga dokumentet ne dosje te Sigurimit të Shtetit duket qartë që me urdhër politik, disa politikane të lartë e ministra të PD i kanë shpëtuar filtrit të komisionarëve dhe kane vazhduar të qetë karrierat e tyre te sukseshme politike edhe pse kanë marre pjese në krimet e komunizmit .

Këtë e vërtetojnë këto dokumente për dy ish ministra e ish deputetë të PD Genc Ruli dhe Abdyl Xhaja te cilët ishin ne këto poste kryesisht me votat e viktimave te tyre. I pari deshmitar i Gjergj Peçit i dyti deshmitar ne gjyqin e poetit të pushkatuar Trifon Xhagjika. Me flagrant dhe i trishtueshëm është fakti që njeri prej këtyre, në kohën që ishte ministër e kishte viktimën e tij , atë që kishte spiunuar ,vartës të tij në ministri . Po të llogaritëse këtu edhe sigurimsat ,hetuesit prokuroret ,gikatesit e komunizmit etje qe ishin e janë në krye të institucioneve, zullumi është edhe më i trashë .
Me këto prova por edhe me shume te tjera si këto kotohet qarte pse PD nuk u bë dot kurrë një parti e djathtë dhe antikomuniste gjë qe përben edhe arsyen e vërtetë të krizës së madhe që po kalon sot. Pa ndarë shapin nga sheqeri PD dhe e djathta nuk kane për te bërë hair kurrë ne kete vend . Ujqërit me delet nuk mund të rrinë në të njëjtën kope!

P.s- në vazhdimësi do të publikojmë prova e fakte edhe për të tjerë persona, politikane e zyrtare, aktivë apo jo në politikë, që fshihen pas vërtetimeve të manipuluar politikisht te komisoneve “Mezini” e “Bezhani” por që në fakt dosjet e tyre të Sigurimit të Shtetit janë te mbushur me prova të autorësisë dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e komunizmit .