UDHEHEQESI DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI

Nga Erion Piciri

Nje udheheqes partie nuk mund t’i iki pergjegjesive kur fut ordinere dhe trafikante ne parlament, nuk mund te shfaqesohet se i kishin sjelle deshmite e penalitetit. Nje udheheqes qeverie nuk mund t’i iki pergjegjesive se taksave te shtuara ndaj grupeve vulnerabile dhe t’ia faturoje kete propozimit nuk e di se kujt. Nje udheheqes nuk mund t’i iki pergjegjesive kur jepen tendera kompanive fantazem dhe kur fluturojne nga buxheti i shtetit dhjetra milion euro.

Nje udheheqes ka pergjegjesine e njerezve qe zgjedh, e tenderave qe jep, e vendimeve qe merr, e politika qe promovon, e humbjeve dhe fitoreve qe korr, e gjithckaje qe drejtohet dhe mban firmen e tij. Mos marrja e pergjegjesive eshte ceshtje karakteri dhe profesionalizmi te munguar.

Nje udheheqesi ne detyre nuk i pranohet shfajesimi – nuk e dija, nuk e pashe, nuk e mendova. Udheheqesi i nje partie apo qeverie eshte institucion i ngritur mbi te gjitha institucionet. Ai ka te gjitha mekanizmat vezhguese, analizuese, informuese dhe keshilluese per te marre vendime ne njohje shteruse te te gjitha ceshtjeve, te aktoreve dhe faktoreve te implikuar ne nje situate te caktuar. Gabimi i udheheqesit nuk eshte i rastesishem, por i vetdijshem, zberthen kodin e qellimeve, gjykimeve dhe sistemit te tij te vlerave.

Ne e zgjedhim udheheqesin, qofte ky kryetar partie, kryetar bashkie apo kryetar qeverie te ruaje standardin moral te perfaqesuesve politike, te mbroje kategori te ndryshme shoqerore nga vendimmarrjet qe i veshtiresojne punen, studimet dhe jeten, e veme te ruaje fondet dhe interesin publik nga manipuluesit dhe keqberesit potenciale. Ne te gjitha format e deshtimit, udheheqesi merr pergjegjesi morale dhe politike, ka forcen e karakterit te pranoje fajesine dhe te largohet per paaftesi apo demtim te qellimshem te puneve te nje vendi.