“U punësuan 60 mijë persona më shumë se në muajin janar”,Tabaku: Kjo tregon shkeljet e bëra gjatë fushatës së 25 Prillit

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku foli lidhur me publikimin e databazës tjetër të publikuar, ku rezulton se gjatë muajit prill ka më shumë se 60 mijë të punësuar krahasuar me databazën e djeshme për punësimin gjatë muajit janar.

Tabaku: Në databazën e të punësuarve në muajin prill, rezulton se ka 60 mijë më shumë të punësuar. Kjo është bërë në muajin e zgjedhjeve.
Kjo tregon edhe njëherë aferën e jashtëzakonshme, kjo tregon se zgjedhjet në të gjitha nivelet përvecse ishin me presion me punësime me të dhënat personale. Jo se kishim ne ndonjë dyshim se e kemi parë vetë në terren por kjo është për publikun dhe për ju si gazetarë.