Turpi i radhës i PD-së. Qarku i Kukësit nderon autorin e krimeve të komunzmit

Rrahman Parllaku, gjenerali komunist ,pergjegjës për shumë krime të komunizmit në është tashmë edhe nderi i Qarkut të Kukësit
Titulli iu dha nga Kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi në një ceremoni të veçantë .I pranishëm në ceremoni ishte dhe deputeti demokrat, Flamur Noka e cilësoi Parllakun” ikonë që krenohemi me te “. Rrahman Parllaku tha se ndër vite është vlerësuar më shumë tituj, por “Nderi i Qarkut Kukës”, kishte për të një domethënie të veçantë. Jeta dhe vepra e gjeneralit komunist 98 vjeçar u prezantua përmes një dokumentari “Rrahman Parllaku “Një Legjendë në kufirin e dy kohëve”.
Rahman Patllaku , njohet ne histrori si aurtore e pergjeges i shumë krimeve të komunizmit qe nga viti 1943 deri ne vitin 1945 . Si ish komandat i njësitit gureil komunist të Vlores ai eshte autror i vrasjes se Azis Sharrës. Kreut te rinise së Ballit Kombëtar në Vlorë në vitin 1942 qe shenon edhe krimin e pare komunist të luftës civile ne Shqipëri ndërkohe që bashke me Ramiz Alinë është pergjegjës direkt për Masakrën e Tivarit ,si komandat i divizionit te parë komunist qe u dergua në Kosovë në lufte kundër forcave nacinaliste shqiptarë në ndihmë të komunistëve Jugosllavë në vitin 1945 .
Nuk eshte hera e pare që pushtetarë te PD kane nderuar gjeneralin komunst pavaresisht krimieve politike të kryera prej tij . Me heret ish presiodenti Nishani e ka nderuar me titullin Nderi i Kombit gjë qe solli reagimin e te perndejkurve politike qe kerkuan publikisht anulimin e tij, kërkesë që u injorua nga ish presidenti . Nderim i i sotëm eshte nje tjertër shenjë e raportit dhe qëndrimit te dyshimte te PD-se dhe përfaqësuesve te sajë ne prlament qeveri dhe pushtet vendor me të kalurën kriminale komuniste , nje raport që vlerësohet si arsyeja kryesore e situatës se rëndë politike e elektorale në të cilën gjendet sot kjo parti .