Tuk Jakova :Populli i Shkdrës reaksionar.Anastas Lulën dhe Sadik Premten nuk duhet ti lemë të jetojnë më

Nga Av.Xhafer Sadiku

Kur në Shkodër u vranë Jordan Misja, Branko Kadia dhe Perlat Rexhepi, disa shkodranë u befasuan se ç’ne në Shkodër një vlonjat!
Kuriozitetin ua shuajti Tuk Jakova në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH, në mars 1943.
Perlati, tha Tuku, ishte i prekur prej frymës së grupit të Rinjve. I dërguam në Shkodër me mision. Filloi të bëjë punë pa i raportue. I bëhet kritika dhe pengohet që mos të ketë kontakte me elementa të tjerë. Në një moment kur reaksionin e kishte Partia në shpinë dhe kur ai mundte fare bukur me dëmtue Partinë ay bën autokritikë dhe heq dorë nga fryma e grupazhit. ..
Foli Tuku edhe për Cacin (Anastas Lulën) e Xhepin (Sadik Premten), dhe dha mendimin që s’duhej t’i linin të jetonin më. Tha se populli i Shkodrës ishte reaksionar, po e ktheu prap.