Tufa padit Brahon, Dukën dhe Sabit Brokajn: Kam patur presion në rrugë…

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka paditur sërish sot për shpifje, deputetin Spartak Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj, ish-ambasadorin Fatos Tarifa si edhe shkrimtarin Arben Duka.

Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të padisë së sotme, e dyta për deputetin Braho, Agron Tufa tha se shpifjet në adresë të tij bëhen për shkak të detyrës.

“T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” –tha Tufa para mediave.

Padia vjen pas debatit mes të nisur fillimit mes tij dhe deputetit Braho, i cili akuzoi Drejtorin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit se po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare. Në përgjigje ndaj Brahos, Tufa e akuzoi atë se ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të diktatorit Hoxha njerëz të pafajshëm.

Pjesë e debatit u bënë edhe ish-ambasadori Fatos Tarifa, si edhe ish deputeti Brokaj.