Trump: SHBA njeh sovranitetin Izraelit mbi lartësitë Golan

Presidenti Donald J. Trump bëri të ditur se ka ardhur momenti që Shtetet e Bashkuara të bëjnë njohjen zyrtare të sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë Golan. Israeli mori kontrollin e kësaj zone nga Siria pasi kjo e fundit u bë pjesë e luftës së vitit 1967 që ndërmorën shtetet arabe ndaj Izraelit.
Lajmin presidenti Trump e dha duke përdorur metodën eë tij të zakonshme, Twitter. Në rrjetin social ai tha: “Tashmë pas 52 vitesh ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të bëjnë njohje të plotë të sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë Golan, e cila ka një rëndësi kritike strategjike dhe të sigurisë si për shtetin e Izraelit edhe për stabilitetin e rajonit!”
Kushtetuta amerikane i jep presidentit kontroll ekskluziv në lidhje me njohjen e qeverive të huaja. Artikulli 2 i kushtetutës amerikane i jep presidentit këtë të drejtë. Ndërkohë Gjykata Supreme Amerikane, në një mori vendimesh të saj duke nisur ngë nga vitet 1930, ka konfirmuar se kushtetuta i jep presidentit këtë të drejtë ekskluzive, pra përzgjedhjen se cilën nga qeveritë do të njohë si sovrane apo jo.
Një shembull actual është vendimi i presidentit nëse do të njohë si presidet të Venezuelës Nikolas Maduron apo Juan Juan Guaido. Këto të drejta presidenciale shtrihen edhe tëk njohja e sovraniteteve, për shembull njohja e Tajvanit apo e Kinës. Paralelisht është e drejtë ekskluzive e presidentit të njohë edhe kufijtë e shteteve sovrane pasi ka të bëjë me njohjen nga shba sipas ligjeve të saj.