Trump po dënohet sepse refuzoi tu përulej agjencive të inteligjencës

Nga Tucker Carlson
Po të hedhësh vështrimin në janarin e 2017 të dukët se kanë kaluar shekuj. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ai moment. Por në një këndvështrim tjetër duket se jo aq shumë gjëra mund të kenë ndryshuar.
Donald Trump ende nuk kishte bërë betimin në detyrë, dhe në javën e parë të vitit të ri 2017 – në rast se nuk e mbani mend – Uashingtoni i përhershëm ishte tashmë i përbetuar për të shkatëruar presidencën e tij. Dhe dukej se Trump ishte në dijeni.
Pas pas orës 8 të mbrëmjes së 3 janarit 2017, presidenti i zgjedhur shkroi një tweet. Ai bëri aty një kritikë të fortë ndaj agjencive amerikane të inteligjencës, për mënyrën se si ato menaxhuan hetimet e dosjes ruse.
Pak a shumë në ato momente senatori demokrat i Nju Jorkut, Chuck Schumer ishte rrugës për në studion e televizionit MSNBC në qendër të Manhattan.
Në studio, drejtuesja e emisionit Rachel Maddow i vuri përpara tweet-in e Trump live në ekranin e televizionit dhe kërkoi nga Chuck Schumer që të komentonte atë. Sigurisht që ai nuk e kishte lexuar dhe nuk priste se çfarë do të ndodhte.
Për pasojë, për një nga politikanët më të kalkuluar të Uashingtonit, ky ishte edhe një moment shumë i rrallë ku foli i papërgatitur. Prandaj për herë të parë pas një periudhe shumë të gjatë, Chuck Schumer tha të vërtetën.
Ja çfarë tha ai:
“Më lejo të të thëm, se kur ti i kundërvihesh komunitetit të inteligjencës, ata duke nisur nga dita e dielë kanë 6 mënyra për të të ktheyr reston. Pra edhe për një biznesmen hundëderr që presupozohet të jetë shumë praktik, ai është treguar shumë budalla që ka kryer këtë akt”.
Schumer vijoi të thotë se nuk e dinte ekzaktësisht se çfarë doi ti bënin Trump agjencitë e inteligjencës si ndërshkim pse ishte mjaftuieshmërisht budalla që i kritikoi ata publikisht. Por ai paralajmëroi dhe kjo është citim fjalë për fjalë se: “për çfarë më është thënë, ata janë shumë të zemëruar mbi mënyrën se si i ka trajtuar dhe se si flet për ata”.

Shumë të mërzitur. A e kuptuat?
Nuk mund të gabohesh për atë çfarë u tha. Ai ishte një kërcënim i nxjerrë drejtëpërsëdrejti në televizion, me seriozitet shumë të madh, nga një politikan që ka qënë në Uashington mjaftueshmërisht gjatë për të ditur se ajo çka thotë është absolutisht e vërtetë.
Në fund, Donald Trump e injoroi, ose me shumë gjasa vendosi të përballej. Ditë pas dite ai i tregoi gishtin e mesit establishmentit të përhershëm të Uashingtonit, shpesh në Twitter, dhe nganjëherë në konferencat për shtyp, por gjithmonë duke shprehur edhe kënaqësi.
Trump veproi si një njeri që ka fituar zgjedhjet në një vend demokratik. Ai dukej të ndihej i lirë të thoshte çfarë mendonte. Ai nuk dukej aspak se besonte që agjencitë e inteligjencës kishin të drejtë vote në axhendën e tij.
Në një mijë mënyra të ndryshme presidenti i ri refuzoi të përulej. Dhe për këtë krim, më shumë se për ndonjë krim tjetër, ai u dënua, dhe së fundmi me skandalin fallco të Ukrainës.
Ndërkohë, bota e agjencive të inteligjencës është bërë gjithmonë e më shumë kryeneçe. Në ditën e mërkurë, ish drejtori i CIA John Brennan shprehu zemëratë se dikush mund të guxonte të vendoste në mbikqyrje agjencitë e inteligjencës të cilat në mënyrë sekrete spiunojnë jetën tonë
Ja çfarë tha ai:
“Supozohet të intervistohem nga zoti Durham (prokuror. Shën. Red.) si pjesë e një jo-hetimi. Më kujtohet William Barr (ministri i drejtësisë) në momentin që po dëshmonte në kongres dhe që tha se nuk kuptonte predikimet e hetimeve të kundërzbulimit që nisën në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016.
Unë nuk kuptoj predikimet e kësaj përpjekje në mbarë botën për të hedhur baltë reale apo të imagjinuar dhe për të diskretituar hetimet e 2016 për ndërhyrjen ruse”.
Por, John Brennan është partiak i hapur dhe është një mashtrues. Ai ka vepruar në një mënyrë që do të çudiste dhe do tmerronte gjithë ish drejtuesit e CIA, dhe kjo është shumë. Por John Brennan nuk ndihet i turpëruar. Përkundrazi ai ndihet krenar dhe ashtu ndihen edhe shumë bashkëpunëtorë të tij në Uashington.
Phil Mudd është një ish punonjës i CIA, që si shumë partiakë të tjerë nga bota e agjencive të inteligjencës, tani është kontribues tek CNN. Të mërkurën në mbrëmje ai paralajmëroi live në televizion presidentin dhe avokatin e tij që ose të tërhiqen ose të përgatiten për të ndjerë dhimbje.
Ja çfarë tha ai:
“kam shpenzuar shumë kohë në qeveri. Ka zytarë të departamentit të shtetit që do dëshmojnë; të inteligjencës, të ministrisë së mbrojtjes, dhe të gjithë ne jemi një lloj vllazërie.
Rudy Giuliani vjen me parashutë nga planeti Mars. Njerëzit që do dëshmojnë, duke përfshirë edhe ata të State Department, do ta shikojnë dhe do thonë: nuk kam pse ta mbroj këtë njeri. Ai nuk ka operuar sipas rregullave. Ai nuk ka bërë atë çfarë duhet të bësh kur punon për qeverinë. Dyshoj se ai është i shqetësuar për atë çfarë do të bëjë kongresi.
Nëse do të isha në vend të tij do të shqetësohesha nëse njerëzit brënda në qeveri do ti ngulnin një thikë nga pas. Ai është në telashe.”
Pra është një vllazëri, thotë Phil Mudd, CIA, një vllazëeri që vret me thikë nëse ti nuk u bindesh. Ajo çka përshkruan Phil Mudd nuk është një agjenci normale qeveritare. Madje nuk ka aspak lidhje me atë që shumcia jonë mendon për punën që Uashingtoni bën në shërbimin tonë.
CIA e John Brennan dhe Phil Mudd nuk egziston për të mirën tonë. Egziston për qëllimin e vetëm që të përfitojnë njerëzit që punojnë aty. Dhe ne paguajmë për gjithçka. Por ata bëjnë çfarë të duan dhe dënojnë këdo që i kritikon. Ata flasin haptas për këtë gjë.
Sigurisht që kjo është e frikshme. Është një perversion i demokracisë. Është pikërisht e vetmja gjë të cilës ju trembën më shumë themeluesit e CIA. Por njëkohësisht, nëse duam të jemi të sinqertë, është edhe bëzdisëse, sepse pavarësisht mburrjes, CIA në fund të fundit nuk është edhe aq e mirë në punën e saj.
Pa kujtohuni që kjo është një agjenci inteligjence. Prandaj është e ndershme të vlerësosh performancën e tyre nëse ata arritën të parashikojnë ngjarje të rëndësishme në 70 vitet e fundit. Dhe në mënyrë të përsëritur ata kanë qënë të dështuar.
CIA, për shembull u çudit nga lufta e Koresë. Nuk parashikoi bombën bërthamore Sovjetike. i shkau mesh shalësh kriza e raketave të Kubës dhe lufta Arabo-Izraelite e 1973. Shpenzoi dekada duke u përpjekur të rrëzojë Fidel Kastron dhe ta vrasë atë. Dhe natyrisht regjimi i tij nuk u rrëzua asnjëherë. Kastro jetoi 90 vjeç.
C.I.A. shpenzoi dekada duke mbështetur Shahun e Iranit, prandaj normalisht ai u rrëzua nga pushteti. Ata nuk arritën të jepnin një paralajmërim përpara se të ndodhte sepse nuk ja kishin idenë se do të ndodhte.
Kur ra perdja e hekurt në 1989 CIA u verbua krejtësisht prej saj. Ata mendoni se sapo kishin parashikuar që Bashkimi Sovjetik ishte më i fortë se kurrë. Dhe gjërat nuk shkuan mirë pas atij parashikimi.
CIA nuk ja kishte idenë se Saddam Hussein planifikonte të pushtonte Kuvajtin në vitin tjetër 1990. Ata u kapën totalisht në surprizë nga testi bërthamor i Indisë 8 vite më vonë. Në vitin 2003 ishin krejtësisht të sigurt që Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë. Në fakt suksesi më i madh i tyre në 50 vitet e fundit është krijimi i Talebanëve.
Nëse John Brennan do të punonte për një organizatë fitimprurëse, do të kishte pasur prej kohësh një revoltë të aksionarëve dhe me shumë gjasa akuza penale. Ai do të ishte John DeLorean. Por meqë është një agjenci sekrete e qeverisë, CIA nuk është marrë në përgjegjësi. Në fakt është bërë më shumë e pushtetshme dhe më shumë e pavarur. E pushtetshme mjaftueshmërisht për të rrëzuar një president? Këtë do ta shohim.
Një nga arësyet pse Uashingtoni i përhershëm është kaq i fuqishëm, sigurisht, kaq rezistues ndaj ndryshimit për të realizuar mbikqyrjen nga votuesit, është se ka bërë aleanca me disa nga personat më pak impresionues por edhe më ambiciozët në Kongres.
Për shembull, pak ditë më parë, kreu i dhomës së kongresit për mbikqyrjen e agjencive të inteligjencës Adam Schiff deklaroi se zyra e tij nuk kishte kontakt me nxjerrësin e informacionit /skandalit të CIA.
Ja çfarë tha:
“Gazetari: a keni komunikuar me nxcjerrësin e informacionit, a don i që të keni kontakt me të?
ADAM SCHIFF, D-Calif.: nuk kemi folur direct me të dhe do të donim të kishim kontakt.”
Schiff deklaroi gjithashtu se nuk kishte idenë se çfarë shkruhej në ankesën e nxjerrësit të informacionit. Por të mërkurën gazeta New York Times faktoi se të dyja deklaratat e tij ishin gënjeshtra.
Schiff kërkoi falje në një farë mënyre duke thënë se “duhej të ishte më i qartë”.
Dakord.
Por tani Schiff është detyruar të pranojë se zyra e tij kishte folur me nxjerrësin e informacionit, i cili meqë ra fjala, është anëtar i partisë demokratike, por Shif këmbëngul se zyra e tij nuk bëri asgjë që ti jepej formë ankimimit të nxjerrësit të informacionit.
Por përse duhet që ne ta besojmë atë tani që ka dalë se na ka thënë vetëm gjënjeshtra?

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-trump-intelligence-agencies-crime-punished?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A%20foxnews%2Fopinion%20%28Internal%20-%20Opinion%20-%20Mixed%29&utm_content=FaceBook