Trump paralajmëron Erdogan në letër: “Mos u bëj i fortë! Mos u bëj budalla!”

Ermal Ngjelina
Presidenti Trump i ka dërguar një letër presidentit turk Erdogan në javën e kaluar. Letra ka pasur bisedën telefonike që kanë bërë disa ditë më herët, telefonatë që pasoi edhe lajmërimin e Trump se do tërheqë trupat nga Siria për ti hapur rrugën invazionit turk të Sirisë së veriut.
Letra është e datës 9 tetor dhe aty Erdogan këshillohet të mos luajë të fortin dhe të mos bëhet budalla sepse situata e Turqisë në kufirin jugor të saj është shumë e brishtë.
Në letrën e paraqitur më foton mësipër shkruhet: “I dashur President! Le të gjemë një marrëveshje të mirë. Ti nuk dëshiron të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomsië së Truqisë-dhe unë e bëj. Unë ju kam dhënë një shembull me ccështjen e pastorit Brunson. Unë kam punuar fort për të zgjidhur disa nga problemet tuaja. Mos e zhgënje këtë botë. Ju mund të realizoni një marrëveshje të mirë. Gjenerali Mazlloum ka dëshirë të negociojë me ju, dhe ështëd i gatshëm të bëjë lëshime, lëshime për të cilat në të kaluarën nuk kanë pasur dëshirën për ti bërë. Në mënyrë konfidenciale po ju dëroj edhe një letër që gjenerali më ka dërguar mua dhe që sapo më ka mbërritur. Historia do të të gjykojë me favore nëse do zgjidhësh këtë ccështje në mënyrën e duhur dhe humane. Unë do të të shikoj gjithmonë si djallin nëse nuk ndodhin gjëra të mira. Mos u bëj i fortë! Mos u bëj një budalla! Do të të telefonoj më vonë”
Erdogan nis sulmin ushtarak në 9 tetor duke deklaruar se synon të krijojë një zonë të sigurt në kufi me Sirinë dhe të neutralizojë “kërcënimet terroriste”. Ushtria turke kreu sulme ajrore dhe më vonë forcat tokësore kanë hyre në territorin Sirian. Pothuajse të gjitha forcat ushtarake amerikane që u tërhoqën më herët nga kjo zonë thuhet se do të rikthehen aty në javët e ardhshme.
Trump është kritikuar nga të gjitha anët për vendimin e tij. Kritikët thonë se ai gaboi në lejimin e pushtimit turk të Sirisë dhe në tradhëtinë e kurdëve që ndihmuan në luftën për shkatërrimin e ISIS. Trump ka paraqitur argumente bindëse në qëndrimin që ka mbajtur
Dje në ditën e mërkurë 16 tetor Trump tha: “nuk u kam dhënë dritë të gjelbër turqve. Nëse ndokush e pa letrën që kam shkruar pas bisedës telefonike kupton që nuk ishte dhënie e dritës së gjelbër”. Ai shtoi se sulmi ushtarak turk nuk ishte surprizë sepse po përgatiteshin prej kohësh, por shtoi se vërtet që Turqia do të pushtojë Sirinë por kjo nuk është një çështje për amerikanët.
Burimi i fotos: https://www.reuters.com/article/us-syria-security-trump-erdogan-idUSKBN1WV2PM