Trump mbron vendimin për Sirinë, u zgjodha për tu dhënë fund luftrave

Presidenti Trump ju kudnërpërgjigj kritikave të forta nga I gjithë spektri politik mbi vendimin e një dite më parë për tu larguar nga Siria duke thënë se po përmbush premtimin e bërë për tu dhënë fund “luftgrave të pafundme”
“u zgjodha president për të dalë jashtë këtyre luftrave të pafundme në të cilat Ushtria jonë e fuqishme luan rolin e policit në përfitim të disa njerëzve që as nuk e pëlqejnë amerikën”, tha Trump.
Vendimi I trump ishte një surprizë për forcat kurde të mëbshtetura nga amerika SDF, të cilat kanë luftuar në krah ët amerikëneve kundër ISIS. Largimi I trupave amerikane lë hapësirë bosh për ushtrinë turke e cila e konsideron SDF si një kërcënim për sigurinë e vet. Sot presidenti turk Erdogan deklaroi se tërheqja e trupave amerikane ka nisur.
Ndërkohë Trump hodhi poshtë idenë se tërheqja ameriakne ëhstë nëj favor që I bën erdoganit.
“dy vendet më të pakënaqura nga ky vendim janë Rusia dhe Kina, sepse ata duan që të na shikojnë të zënë në luftra gjatë gjithë kohësh dhe shpenzimet e tyre ti paguajmë ne. kur unë mora drejtimin e vendit ushtria jonë ishte e shkatëruar. Dnërsa tani është më e fortë se kurrë. Këto luftra të pafund dhe qesharake po marrin fund! Ne do të fokusohemi në tablonë e gjerë duke ditur se gjithmonë mund të kthehemi pas dhe të godasim”, tha Trump.
Ai paralajmëroi edhe Turqinë në rast se nuk I përmbahet premtimeve në lidhje me zonën e sigurisë.
“nëse Turqia bën diccka që unë me zgjuarsinë time të madhe dhe të pakrahasueshme e vlerëssoj se do jetë jashtë kufijve, unë do ta shkatëroj plotësisht ekonominë e Turqisë (e kam bërë dhe më parë këtë). Ata duhet bashkë me europën dhe të tjerët të menaxhojnë ushtarët e ISIS dhe familjet e tyre. SHBA ka bërë më shumë nga sa pritej duke përfshirë këtu dhe kapjen 100% të kalifatit”, shkruajti Trump.