Trump dorëheq këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton

Pak minuta më parë presidenti amerikan Donald J. Trump bëri të ditur nëprmjet postimit në Twitter se ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton.
Në postimin e tij në Twitter Trump shkruan: “një natë më parë informova John Bolton se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë në shumë raste kam qënë kundër propozimeve të tij, ashtu sikurse edhe shumë pjesëtarë të tjerë të Administratës, dhe për pasojë i kërkova Bolton dorëheqjen e tij e cila mu dorëzua në këtë mëngjes. Unë e falënderoj shumë John-in për shërbimin e tij. Unë në javën tjetër do të emëroj një këshilltar të ri për Sigurinë Kombëtare”.