Trazirat në PD, Rama paralajmëron komunikim live: Bashkëbisedim me demokratët!

Kryeministri Edi Rama njofton se do të zhvillojë sot një komunikim live në faqen e tij të “Facebook”.

Në një postim në rrjet, teksa ju uron qytetarëve “mirëmëngjes”, Rama thekson se do të zhvillojë bashkëbisedim me demokratët, në orën 12:00.

Siç duket, kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan e dëmtuan rëndë selinë blu, ndërsa nuk arritën ta merrnin dot, pasi u zmbrapsën nga policia.