Trazira në Kuvendin e Berishës? Policia: Nuk kemi asnjë njoftim,por po marrim masa    

 

Thirrja e Kuvendit Kombëtar nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha më 11 dhjetor të këtij viti në Arenën Kombëtare në Tiranë, domosdo përfshin edhe Policinë e Shtetit dhe rolin e saj. Burime i thanë Fax News se deri më tani nga ana e ndonjë personi fizik apo juridik, nuk ka ndonjë kërkesë ndaj policisë për mbarëavajtjen e këtij grumbullimi.

Ndërkohë, deri tani, policia është e gatshme për t’u angazhuar vetëm sa i përket nevojës që mund të krijohet për rregullimin e trafikut nëpër akset pranë stadiumit. Por megjithatë, kanë mbetur edhe 4 ditë nga zhvillimi politik i pazakontë që është thirrur nga Berisha, dhe i njëjti burim tha se deri atë ditë, në varësi të situatës dhe kërkesave që mund t’i adresohen Policisë së Shtetit, mund të ketë angazhim të shtuar edhe në lidhje me rendin e sigurinë.

Por deri tani, duke qenë se aktiviteti është me tematikë politike, dhe zakonisht aktivitete të tilla nuk kanë patur situata të papritura, niveli i angazhimit është normal. Në lidhje me këtë aktivitet, dy ditë para zhvillimit të tij, konkretisht më 9 dhjetor Departamenti i Sigurisë dhe Rendit Publik në Policinë e Shtetit do të bëjë publik planin  e masave.

Marrë nga Fax News