Ti’u rruajmë leshtë ?!

 

Nga Nebil Çika

Nuk është hera e parë që drejtues e përfaqësues të politikës shqiptare demonstrojnë e nderojnë simbole e figura të diktaturës komuniste në Shqipëri . Cilësimi i tyre si “nostalgjikë të komunizmit” është i gabuar pasi ata në fakt janë komunistë, si pasardhësit e tyre politikë juridike e gjenetike gjë që e demonstrojnë në shumë mënyra edhe publikisht. Dje njëri prej tyre uroi koleget deputetë për 28 nëntorin me foton e diktatorit Enver Hoxha gjë që ngjalli reagimin e deputetëve të PD-së por edhe të shumë antikomunistëve të tjerë ne media e rrjete sociale .Por më bujë bëri përgjigja e tij ndaj këtij reagimi negativ origjinale dhe tipike për një komunist:” Më rruani leshtë “.
Mendoj se përtej skandalit dhe reagimit të një pjese të publikut deputeti socialist është treguar shumë i sinqertë si në postimin dhe reagimin e tij prej komunisti . “Më rruani leshtë” është përgjigja më e sinqertë qe mund te jepte ai dhe çdo komunist tjetër apo autor i krimeve të komunizmit atyre që i shajnë pe rate qe janë dhe ato qe kane bërë.
Komunistët dhe diktatura e tyre ne shqiptare janë përgjegjës për gjëmën me të madhe qe i kane shkaktuar këtij populli e kombi për 75 vje6t rresht. Bëhet fjalë për krime të rënda, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, tradhti kombëtare etje.
Por çfarë ka ndodhur e po ndodh me autorët e këtyre krimeve dhe vazhdimësisë së tyre politike, juridike e gjenetike ne Shqipërinë post komuniste ?!
Si në vendet normale pritej që pas rënies, de jure, të diktaturës autorët e krimeve te saje të viheshin para përgjegjësisë juridike, politike e historike për krimet e tyre gjë që nuk ndodhi .Praktikat ndërkombëtare si ato të trajtimit të nazizmit pas luftës së dytë botërore ishin të qarat për atë se si do të mund të trajtoheshin krimet e komunizmit që kanë shkaktuara dhjetar mijëra viktima ne Shqipëri dhe mbi 100 milionë në Botë , disa here me shume se krimet e nazizmit .
Në Shqipëri forca politike që kishte detyrimin të dënonte komunizmin dhe krimet e tij ne Shqipëri ,të bënte dekomunistizimin e politikës, institucioneve publike, mediave dhe krejt shoqërisë shqiptare ishte Partia Demokratike që lindi si përfaqësuese e antikomunisteve përfshi edhe viktimave të komunizmit status të cilin drejtuesit e sajë e kanë pretenduar dhe pretendojnë edhe sot.
Por PD ja doli te dështoje me sukses te plotë në këtë detyre të sajë historike nuk ,nuk e beri dot apo nuk deshi tani ka pak rëndësi ka ,pasi siç thotë edhe deputeti Çela ,“iu rruan leshtë” .
Ne konflikt interesi dhe ë mungese të qartë të vullnetit politik të drejtuesve të sajë PD jo vetëm që nuk mori asnjë masë për komunizmin dhe krimet e tij por bashkëqeverisi me ta. Slogani “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë “ i artikuluar nga z. Berisha në vitin 1992 kur pritej që partia dhe qeveria e tij të bënin krejt të kundërtën,të dënonin komunizmin dhe krimet e tij, është vija ideologjike dhe filozofia që e shoqëruar edhe me akte të tjera politike e ligjore çoi në mosndëshkimin e tyre dhe për rrjedhojë edhe vazhdimësinë e tyre politike në Shqipëri. Vetë PD pati brenda sajë dhe sidomos në qeverisje të sajë dhjetëra autore te krimeve të komunizmit dhe pasardhës të tyre një konflikt i pastër interesi që për mua është edhe shkaku kryesor i dështimit te sajë në dënimet e krimeve dekomunistizimin e vendit. Por jo vetëm kaq gjatë 13 vjet të qenies së sajë në pushtet PD i pati të gjitha mundësitë të dënonte autorët e krimeve të komunizmit, të bënte lustracionin në politikë e administratë të ndalonte me ligj propagandën dhe simbolet e komunizmit gjëra që vende të ngjashme me ne si Polonia, Hungari Gjermania Lindore,Estonia,Rumani etje o kanë bërë me sukses. P,sh, në se në Poloni mbron publikisht komunizmin ose shpërndan publikisht simbole të tij si në rastin e Çelës dënohej 2 vjet burg dihet se çfarë të gjen në Gjermani po the një fjalë te mirë për nazizmin dihet çfarë të gjen. Por jo vetëm kaq edhe brenda radhëve të veta madje edhe në nivel të lartë të drejtimit te PD ka pas individë që kanë bërë deklarata publike pro komunizmit ndërkohë që autorë të krimeve të tij dhe bij të tyre të padistancuar nga krimet e etërve janë edhe sot pjesë e rëndësishme e sajë . Pra në se do ta përmbledhim me një fjali: PD ka bërë pak ose aspak për dekomunistizimin e vendit kur ishte në pushtet dhe shpërthimi i herëpashershëm i këtyre “thagmave” komuniste është përgjegjësi politike,elektorale e morale e sajë. Është shumë e thjeshtë : Një force politike drejtuar vetë nga komunistët dhe bashkepuntoret e tyre në krime nuk do të mund të ishte kurrë antikomuniste dhe realiteti është prova më e mirë për këtë.
Kjo është një temë e gjerë dhe mund të rrimë me ditë të flasim për të dhe un mund te sjell qindra fakte e prova për të vërtetuar që komunizmi dhe komunistët ne Shqipëri janë prezent dhe në pushtet edhe me bekimin e PD , ,prandaj përgjigja e deputetit Çela për koleget e tij deputetë të PD por edhe për të gjithë antikomunistët e tjerë . “Më rruani leshtë” është e sinqerte dhe tërësisht e vërtetë.
Ata kanë të drejtë,deri tani,iu kemi rruar leshtë komunistëve !