Tirana zgjohet me tërmet

Pas një nate pa tërmete por me shtrëngata dhe rreshje të dendura shiu, sot Tirana u zgjua me një tërmet të lehtë në orën 07:22 me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmiologjike, EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 1 km afër Vorës dhe 21 km afër Tiranës, me magnitudë 3.4 të shkall Rihter dhe thellësi 5 km.
Ky tërmet është njëra ndër qindra tërmetet që pasuan goditjen e fuqishme të 21 Janarit me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, pasojat e të cilit ende nuk janë pasqyruar në tërësi ndërsa ka lënë trauma të thella tek banorët e Durrësit dhe Tiranës.