THEMELET PARADIGMALE TË ZHVILLIMIT

Nga Elnar Dervishi

Nocioni i zhvillimit paradigmal përdoret gjërësisht në ndryshimet dramatike, sociale dhe të teknollogjisë dhe te biznesit botëror.
Çfarë është zhvillimi paradigmal në Shqipëri? A mund të merren mësime nga një proçes dramatik si ky i yni dhe a mund të përdoret koncepti “paradigëm” në ndihmë të zhvillimit shqiptar? Si kanë ecur proceset në këta 27 vjet, dhe vonesat?
Politika e Shqiperisë, ish pjestar i kampit socialist, ka patur rastin të imitojë në fillimet viteve ‘90, në mënyrën më përfekte thënjen e poetit ”Rusise drunjtë” Esenin, që në vitin1925 shkruante:
“Ç’ta mësheh me frikë, Një hap e kam te botë e vjetër, Po bëj t’arrij armatën ballëçelik, Po ç’ka, se bie keq me këmbën tjetër”.
Pra ishte kjo, që nuk mundën ta arrinin Rusët. Ate perëndimin. Mjetet e përdorura nga komunizmi i Leninit u provuan joefektive dhe nga ajo kohë për t’u emancipuar u deshën plot 80 vjet. Në fakt Lenini nuk u nis që të adaptonte një rend, por të vendoste një regjim të ri. Kështu modeli e tij kishte humbur influencën, sepse nuk ishte model i zhvendosjes .
Më heret Pjetri i Madh në gjysmën e dytë të shekullit 17 (shumë i ri në moshë) e kishte menduar zhvillimin e Rusisë mbi bazat e kapitalizmit. E kundërta, Lenini shpalosi represionin më të pashëmbullt të gjitha kohërave mbi popullin rus, duke zhdukur nga faqja e dheut çdo gjë të vjetër.
Kjo ishte paradigma e drejtimit, bazuar në iluzionin e kohës dhe mbi teoritë absurde, siç ishte teoria komuniste, e cila u provua jetëshkurtë.
Pavarësisht se paradigma e teknollogjisë, dhe e biznesit, e letërsisë dhe e artit, mund të jetë në të njëjtën gjëndje amullie edhe sot, nw truallin shqiptar edhe zhvillimi ekonomik nuk bën pa gjithë këta së bashku, (përjashto brenda këtyre korrupsionin galopant, pastrimin e parave, cilësinë e dobët të mallrave për shitje etj.)
Esenini kuptonte gjëndjen e zhvillimit rus pas revolucionit, ashtu siç imagjinojmë ne sot modelin komunist, pa vrasje dhe pa raprezaljet.
Megjithatë në 27 vjeçarin e fundit, vendi ynë ka përjetuar problemet e efektit paradigmal më shumë se vendet e bllokut komunist, ndoshta edhe se Bashkimi Sovjetik.
Nga politika dhe zhvillimi, mikrokozmosi shqiptar është me të vërtetë laborator studimi (i pakuptueshëm edhe nga perendimi). Ai mund të jetë i vetmi në llojin e vet në botë. “Këtë model të përceptuar në tranzicion, mund ta quajmë paradigma shqiptare e tranzicionit”. Mungesa e ligjeve te mira, kur thuhet se ka, moszbatimi i tyre ose zbatimi mbrapsht i tyre, me qëllim ose pa qëllim, ka qenë dhe është problemi themelor. Shqiptarët provuan disa here, në situata të ndryshme të shkojnë drejtë zeros.
Në përgjithësi koncepti i paradigmës, është koncepti i “dimensioneve të zhvillimit paradigmal”.
Termi paradigëm vjen nga greqishtja ” Paradeigma ” që do të thotë shëmbull, model, mostër. Sipas Thomas Kuhn në veprën “The Structure of Scientific Revolution” “Struktura e revolucionit shkencor” paradigma e shkencës ka brenda elementët e traditës, nganjëherë quhet paradigma dominante që është e kaluara shkencore e komunitetit, që ndryshon në vartësi të momentit historik, që jep shëmbuj të veçantë edhe të praktikës shkencore.
Nuk ka ndryshim të paradigmës së shkencës nga asaj në psikollogji. Fokusi i kërkesave respektive të dy disiplinave është një i vetëm, mendon Kuhn. Pra në cilësinë e paradigmës përfshihet ligji dhe teoria, aplikimet dhe instrumentimet, ose të gjitha së bashku.
Sikurse thamë kërkuesit, të cilët bazohen tek paradigma, besojnë në të njëjtat rregulla ose standarte të shkencave praktike.
Gjatë dy shekujve të kaluar ndryshuan disa nga paradigmat e shkencës. Qindra vjet më parë bota ishte e sheshtë (të gjithë e besonin atë), derisa eksploratorë si Kolombi dhe Vespuçi provuan te ndryshmen.
Kështu paradigma e vjetër e determinizmit si mekanistika, shkenca karteziane e Njutonit, u zëvëndësuan nga ajo e relativitetit dhe e fizikës kuantike. Nga ana tjetër universi sot konsiderohet i shenjtë, por edhe për ndërlidhje, duke i sherbyer turizmit etj.
Koncepti paradigmal është i nevojshëm edhe për analizën e ngjarjeve dramatike edhe të jetës social-ekonomike të shteteve. Mbas një analize të mirëfilltë, ekonomistët dhe sociologët në bashkëpunim, bëhen të aftë për të ofruar një menaxhim dhe organizim më të mirë. Kështu paradigma e re bëhet struktura e besueshme e kompozimit ideollogjik të koncepteve. Të vlerave dhe përceptimeve, që në përfundim bëhen pronë e antarëve të gjithë shoqërisë.
Vendi ynë Shqiperia komuniste, nuk ka patur struktura të besueshme për kompozim ideollogjik të koncepteve, as nuk ka. Nuk janë të kombinuar vlerat e antarëve të shoqërisë. Nuk dëgjohet zëri i tyre. Nuk është përdorur asnjëherë transparenca për zhvillim.
Nga ana tjetër sipas studiuesit Smith në librin e tij ,“Power of Mind”, “Fuqia e Mendjes”, shkruan se “ Paradigma është rruga me të cilën ne përceptojmë botën që na rrethon, p.sh “Uji është tek peshku”, në këtë rast nuk do të thotë, që kundërshtimi politik i pabazuar, veprimi i përsonave të vetmuar, të cilëve nuk i pëlqen rregulli, që janë kokefortët, që bëjnë veprime kundra ligjit, zhgarravitësit etj. të përbëjnë modelin pwr tw cilin ne flasim. Këta nuk janë veprimet e reja paradigmale.
Studiuesit sugjerojnë se gjëndet vetëm një paradigëm e re. Duhen më shumë struktura fleksibël të zëvendësueshme, ashtu si rrymat e ujit, që vinë edhe nga poshtë lart, ku mendja që kërkon është dominuese. Në këtë proçes organizatat e ndryshme shtetërore dhe joshtetërore janë burimi kryesor më i rëndësishmi.
Ende sot Shqipëria, gjëndet para një zhvillimi, me rregulla të reja dhe kufij të ndryshëm. Çdo ditë shihet se brenda këtyre kufinjve (virtual shoqëror), lindin kërkesa të reja me sjellje të ndryshme. Po a duhet të zbatohen këto kërkesa, që të arrihet suksesi maksimal i ndërhyrjes të paradigmës së re?
Në vitet e para, të vendosjes të demokracisë në vendin tonë, u bë imediate nevoja e kalimit nga ekonomi e centralizuar, në ekonominë e tregut. Një nga parimet e demokracisë sipas Beniamin Franklin ishte “Qeverisje e popullit, prej popullit dhe për popullin”. Aplikimi, i tij dje por edhe sot paraqet vështërsi paradigmale të asaj që thamë më lart dhe kjo e dallon vendin tonë nga vendet e tjera. Konfliktualiteti dhe mos përceptimi përëndimor i politikës dhe politikanëve tonë.
Në lidhje me vonesën prej 27 vjetësh me shëmbujt praktikë të shkuarjes drejtë zeros, historia e tranzicionit ne Shqiperi i referohet viteve 1991,1997 dhe 1998. Më vonë efektet e metodave të reja duhej të injektonin në qeverisje, një strukturë të besueshme të kompozimit ideollogjik të koncepteve, të reja, të vlerave qofshin ata ekonomike, apo politikë.
Case dhe Simon në vitin 1973 në bazë të një studimi klasik për ketë rast, thirrën disa ekspertë të vjetër shahu, si dhe poaq shahistë fillestarë për të bërë një loje shahu (me rregulla loje) vetëm 5 sekonda. Ekspertët dhe të rinj të tjerë të ndarë në dy grupe do shihnin pesë levizjet e para të hapjeve shahistike. Të dhënat nevoiteshin për të rikrijuar vendosjen e kombinacioneve të mëvonëshme për përfundimin lojës shahut. Ekspertët (lojtarët e vjetër të shahut), i bënë shumë më mirë se shahistët e rinj lëvizjet po ashtu dhe vazhdimin e lojës deri nw fund.
Në një rast tjetër kur u thirrën për të parë një ndeshje shahu, por hapjet e fillimit të lojës ishin bërë kuturu (në tym), pa përdorur asgjë nga rregullat e teorisë së shahut, të vjetrit nuk mundën ta rikrijuan atë çfarë kishin parë për 5 sekonda, më mirë sesa të rinjtë.
Studimi, konkludoi se kur ekspertët e shahut (të vjetrit pra) janë në “old paradigma” (në kohën e tyre) kanë vizion të mirë, dhe kurajo. Ata mund të jenë efektiv (përjashto influencat e padrejta politike) Pra në paradigmën e re (new paradigma) ” rregulla të reja të lojës me kufinj të rinj ose edhe pa kufinj fare, e bëjnë ekspertizën e vjetër që të jetë e paaftë për të vepruar. Thënë ndryshe, njohuritë e tyre janë të cunguara dhe të prapambetura. Të rinjtë kanë avantazhe të mëdha në përceptimin e realitetit, që nuk ka kufi.
Studentët tanë, që kanë kryer studimet jashtë shtetit kundrejte stimulimit do bëheshin një faktor frenues për burokracinë dhe anominë e verbër shtetrore, duke ndikuar në ndryshimin e paradigmën e vjetër.
Përfundimisht do të bëhen themeli paradigmal i zhvillimit Europian të Shqipërinë.