“Thelat i marin oligarkët e thërrimet qytetarët”, Basha kundër projekt-buxhetit 2022

 

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter ka publikuar një tabelë ku shkruan se projekt-buxheti po miratohet për oligarkët dhe qytetarëve do u jepet çfarë ngelet.

Basha thekson se vendi yne dhe në bazë të statistikave kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar kështu tregun.

Postimi:

1/3 Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarë