Thaçi nuk i shpall zgjedhjet e reja, Haradinaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit dhe përcaktimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas këtij akti.
“Gjatë ditës së nesërme do t’i ftojë në takim për të diskutuar për situatën politike kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe atë të Nisma, Fatmir Limaj,” tha Haradinaj pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese duke shtuar se Kosova nuk duhet të humbë asnjë ditë më shumë për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja ndërsa nuk e ka mohuar si mundësi edhe shpërbërjen e Parlamentit të Kosovës.
Haradinaj tha se janë në pritje të thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve, derisa bëri dhe thirrje që mos të zvarritet si proces.
Për mos diskutimin me liderët e tjerë institucional për dorëheqjen e tij, Haradinaj tha se pavarësisht kësaj njoftimin për këtë e ka bërë në vendin dhe kohën e duhur dhe dorëheqja nuk ishte kalkulim politik, por forcim i pozitës së Kosovës.