Terrorizimi i të rinjve në një lokal në Lezhë, Salianji : Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së regjistruar në qytetin e Lezhës, ku disa persona kanë hyrë të armatosur në një lokal.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se nga shteti nuk është marrë asnjë masë dhe nuk ka asnjë reagim.

Sipas demokratit, institucionet ligjzbatuese janë inekzistente dhe në rastin më të keq, drejtohen dhe komandohen nga bandat.

Postimi

Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit!

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!

Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre