“Terrori i një kryeqyteti” : Përkujtohet terrori komunist i Tiranës -30 tetor -16 nëntor 1944. Çelo Hoxha : Libri i Kadaresë për këtë ngjarje vepër terroriste

Shqota Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë dhe Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit në Shqipëri bene sot homazhe tek memoriali kushtuar 37 viktimave të terrorit komunist ne Tirane , 30 tetor -16 nëntor 1944 si dhe organizuan një akademi përkujtimore ne Akademinë e Shkencave ne Tirane kushtuar kësaj ndarje , Te pranishmit bene homazhe e vendosen lule ne memorialin kushtuar martirëve dhe me pas në Akademinë Përkujtimore me temën “Terrori i një Kryeqyteti “ studios të ndryshëm folën për masakrën ,martiret dhe autoret e saje , Ne këtë Akademi folen Nebil Çika , Agron Tufa , Orhan Sakiqi , Çelo Hoxha , Uran Kostreci dhe Xhafer Sadiku .
Referuesit hodhën drite mbi këtë terror mbi intelektualet e pushkatuar pa gjyq qe te gjithë patriotë dhe personalitete te njohura te jetës ne Shqipërinë e saj kohe.
Studiuesi i historisë dr. Celo Hoxha hodhi dritë mbi përpjekjet qe propaganda komuniste gjatë diktaturës beri për te mbuluar e tjetërsuar këtë krim lufte te komunisteve shqiptar . Hoxha u përqendrua tek libri i Ismail Kadaresë “ Nëntori i një kryeqyteti “ dhe filmin me te njëjtin subjekt e skenarist “ Radiostacioni” qe kaishin si teme pikërisht këtë terror dhe e cilësoi atë si një vepër po qa terroriste sa edhe vete masakra terroriste .
Studioesi Xhafer Sadiku solli prova historike e arkivore qe vërtetonin qëndrimin kundër pushtuesve fashiste te një pjesë te mire te martirëve qe komunistët pushkatuan pa gjyq ne këtë terror komunist .