Tërmeti/ Basha : Zoti na ndihmoftë !

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe disa tërmete tjera që pasuan me magnitudë nga 5.3-3.2 tê shkallës Rihter, duke lënë pas mbi 100 të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i uruar të lënduarve shërim të shpejtë thekson se me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë,” thekson Lulzim Basha duke përfunduar:

“Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.”