Telefoni i peshkut dhe numri i tiganit..apo.drejtesia me thupra..

 

Nga Basir Çollaku

Komedia tragjike e drejtesise ne Shqiperi, pas talljes publike dhe kerdise diplomatike, perfundoi ne terheqjen e tre thuprave, nder ta me te gjaten si shkurre fituese nga Ulsiu, si kryetar i kooperatives se ligjeve te mazhorances. Per ti shkuar deri ne fund sinqeritetit dhe shkelur syrin seriozitetit, procesi i kesaj medemek reforme, nisi me tollon dhe perfundoi pa e tjerre, pordhe me rigon. Mishi i dhise ne kete pakete, eshte dora e Soros, nga drafti ne pagesa e perzgjedhje njerezish, me synimin e qarte te perdorjes per hesapet e Rames dhe bereqetin e tij. Baterdia profesionale nisi me kthimet e shunta te draftit nga Komisioni i Venecias, votimi unanim ne Kuvend ku te inkrimnuar votuan per reformen ne drejtesi, zgjedhja e Prokurorit te Pergjithshem te pakkoheshem, Arta Marku, e tani formimi me thupra i KLGJ dhe KLP sipas oreksit te Edi Rames e erezave te Fatmir Xhafes me shoqni. Nen duartrokitjen e klonuar nderkombetare, po sajohet nje hibrid allasoj me te njejtet njerez, duke premtuar shikimin e te njejtit film dhe pritshmerine per te mbaruar ndryshe. Prokurorja Marku beri ndryshimet e para, duke shkarkuar disa te komanduar, disa te perkohshem e duke emeruar dhe kta perkohesisht, zevendesit e tyre, njelloj rreth vetes mblodhi bashkegaruesit dhe ekzistuesit duke sjelle ne muajin e dyte te punes se saj, me shume probleme te akumuluara se te zgjidhura. Keshtu dosja Tahiri Habilaj shkermoqet dhe me se shumti me kontributin e Prokurorise ku Krimet e Renda sillen lehte fare. I kthehet pasaporta ish-ministrit, lirohet Orest Sota, kulmon me ekstradimin e paligjshem te Nazer Seitajt dhe presim ngjarje te tjera surprize ku Prokuroria e Pergjithshme justifikon “dremtijen” me mosmarrjen dijeni nga vartesit. Nje çorbe ku Prokurorja Marku dekonspiroi moskontrollin e institucionit nga ana e saj, por kontroll nga ana e votuesve te saj. Tani pritja per peshq te medhenj e tigane te vegjel apo anasjelltas eshte barcolete diplomatike ku hallet nuk jane te gjitha transparente. Ambasadoret thuajse te gjithe takuan shefen e re te akuzes duke ofruar mbeshtetjen e vedeve te tyre apo ofrim infosh per personazhe e subjekte te veçanta. Ekuacioni dukshem eshte i pazgjidhshem me kaq te njohura. Diplomatet me shume e kane bere rrugen drejt Prokurotise rruge biznesi se sa rruge drejtesie. Ataa dhe ekspertet e shumte gjezdises nuk kane qullosur asgje vetem se japin receta te kota, pertrj kompetencave, duke u fshehur nen siglen e organizatave gjithnje pa emer kund konkret. Nen hijen ekspert i/ e/te huaj, ata kane shitur skrap ligjor sa u ka dashur qejfi. Ne gjyqsor, prokurori dhe gjykata, sot eshte veshtire te besh dallim me supermarketin, ku hyn e merr çte te doje qejfi, mjaft ne dalje portofoli te mundet te mbuloje faturen. Keshtu pas “telefonave” ne KLGJP, duket se zilet jane heshtur dhe tigani eshte shpuar. Puna eshte a kane mbaruar hallet e Soros, Rames, nderkombetareve te lidhur bashkerisht ne kete biznes me ligjin dhe te drejten…!! Them se ende jo. Politika nuk ka kokrren e deshires te ndryshoje drejtesine, nderkombetaret nuk duan ti prishin kurrsesi hesapet me keta politikane. Ndaj deri kur te ndodhe ndonje aksident ndryshe do shesim ne drejtesi telefona pa karte, e tigane pa zjarrm e pa bisht, duke ia dhene telefonin peshkut, e numrin tiganit…Do te besh padrejtesi ne Shqiperi? Behet kollaj. Siç thone amerikanet, nje gje qe nuk behet me para’ behet me shume para’ …dhe shume para dihet kush i kane….!!!