Te shtëna me armë në Shkodër, plagoset ish-kryetari i Komunës Velipojë 

 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hënë në qytetin e Shkodrës, ku është plagosur një person.

Mësohet se i plagosuri është Pashko Ujka, ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pranë universitetit të Shkodrës.

Policia drejt vendit te ngjarjes për të hetuar shkaqet e të shtënave me armë dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.