Të rejat më të fundit për bilancin e pandemisë së koronavirusit

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800.000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në ShBA.

Virusi COVID-19, i cili u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 178 vende dhe rajone në mbarë globin, ndërsa gjithsej 38.714 njerëz kanë vdekur, ndërsa rikuperimet kanë arritur në 170.325.

Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura, ndërsa numri më i madh i rasteve të lidhura me koronavirusin janë në ShBA-të me më shumë se 164.600 raste. ShBA ka konfirmuar 3.170 vdekje për shkak të virusit.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 11.591 dhe mbi 101.700 raste pozitive, ndërsa Spanja ka raportuar 8189 vdekje midis rasteve të konfirmuara prej afër 94.500. Kina, vendi i pacientit zero ndjek Spanjën me 3,309 vdekje, ndërsa rastet e saj të konfirmuara janë afruar 82.300.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Iran është 2.898, me numrin e konfirmuar të rasteve mbi 44.600.

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar izolime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli sëmundjen një pandemi globale dhe Evropën epiqendrën e re të sëmundjes.

Më poshtë do të gjeni të rejat më të fundit për bilancin e pandemisë së koronavirusit sipas shteteve dhe masat shtrënguese që janë marrë në vende të ndryshme:

 

Paralajmërohet se vatra e radhës e epidemisë do të jetë kryeqyteti Uashington DC dhe rrethinat.

Guvernatori i Merilend, Larry Hogan tha se numri i rasteve javën e fundit në shtetet Uashington DC, Merilend dhe Virxhinia, që njihet edhe si “Rajoni DMV” numri i rasteve mund të katërfishohet dhe paralajmëroi se së shpejti epiqendra e re e virusit mund të jetë “Uashington DC dhe rrethinat”. Jemi ende në fillim të krizës. Çdo para se të shkojë mirë do të përkeqësohet jashtëzakonisht shume”, kishte thënë Hogan. Situata e epidemisë vazhdon të jetë e rëndë edhe në Nju-Jork. Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në këtë shtet i ka kaluar 1.000. Guvernator i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo tha se numri i rasteve të konfirmuara në këtë shtet është rritur në 66.497. “Si guvernatori i Nju-Jorkut dua që të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin të na vijnë në ndihmë. Nëse nuk ka krizë në shtetin tuaj, ju lutem ejani në Nju-Jork. Edhe ne do t’ju ndihmojmë juve”, apeloi guvernatori.

Raportohet se ka humbur jetën një ushtarak, i infektuar me koronavirus në shtetin e Nju-Xhersit (New Jersey) duke e çuar kështu në 3 numrin e viktimave nga Covit-19 në ushtrinë amerikane.

Gjithashtu raportohet se gjatë javës së fundit testi i Covid-19 ka rezultuar pozitiv të paktën tek 230 të dënuar dhe 130 staf me detyrë në burgjet amerikane. Mësohet se në burgje nuk ka materiale higjienike në sasi të mjaftueshme si: doreza, maskë dhe dezinfektant.

Itali

11.591

101.739

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile deri më tani në mbarë vendin janë bërë 477.359 teste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 812 njerëz.

Vatikan

0

10

Raportohet se Kardinali Angelo De Donatis, Famullitari i Përgjithshëm i Romës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (Covid-19) dhe është duke u trajtuar në spitalin Gemelli në Romë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Kardinali 66-vjeçar u testua pas shfaqjes së simptomave të virusit.

Spanjë

8.189

94.417

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 849 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë si rritjen drastike që është regjistruar që nga shfaqja e epidemisë në vend.

Kinë

3.309

82.272

76.203 janë shëruar

Francë

3.030

45.171

Anulohet Panairi i Automjeteve në Paris, i planifikuar për t’u mbajtur në tetor 2020.

Gjermani

650

67.051

15 prej viktimave janë turq. Ka dalë negativ testi i tretë për Kancelaren Angela Merkel.

Mbretëria e Bashkuar

1.412

22.465

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 180 vetë. 171 janë shëruar.

Sipas shtypit britanik, këtu nuk janë përfshirë të rastet e vdekjeve jashtë spitalit dhe pasi të shtohen edhe këto pritet që numri të rritet në shifra serioze. Në vend ka karantinë të pjesshme dhe në 2-3 javët e ardhshme pritet rritje në numrin e rasteve dhe vdekjeve para se masat e marrat të japin efektet e tyre. Kryeministri Boris Johnson kishte thënë se me anë të një letre që do t’i dërgojë çdo familjeje do t’u thotë qytetarëve se “punët në epidemi para se të shkojnë mirë do të përkeqësohen edhe më shumë”.

Iran

2.898

44.605

141 kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit. Pritet që situata e epidemisë të jetë kritike për të paktën edhe 2 muaj.

Zëdhënësi i Këshillit të Presidencës për Zhvillimin Shkencor, Teknologjik dhe Ekonominë Informative, Perviz Kerimi në një postim që ka bërë në median sociale ka publikuar raportin e Qendrës së Parandalimit dhe Luftës me Koronën, i cili përmban 5 skenarë të ndryshim mbi trendin e mundshëm të epidemisë së koronavirusit të ri (Kovid-19). Sipas raportit në fjalë të 5 skenarët parashikojnë që epidemia deri në fillim të qershorit të vazhdojë të ketë një nivel të lartë risku. Presidenti Hasan Ruhani deklaroi se masat kufizuese që janë marrë në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit janë zgjatur deri më 8 prill. Ruhani i paralajmëroi pacientët që shkelin rregullat se do të ndëshkohen. Nga ana tjetër është diagnostikuar me Covid-19 një foshnjë e porsalindur në qytetin Meshhed. Zv/ministri i Shëndetësisë, Kasim Xhan Babai tha se numri i rasteve (me Covid-19) vazhdon të mbetet konstant në shumë rajone të vendit, madje në disa provinca janë vënë re rënie të numrit të rasteve të infektuara.

Zvicër

359

15.922

1.823 janë shëruar

Belgjikë

705

12.775

Në Belgjikë ka humbur jetën nga koronavirusi edhe një vajzë 12-vjeçe.

Holandë

1.039

12.595

253 të shëruar

Austri

128

9.851

1.095 të shëruar

Koreja e Jugut

162

9.786

5.408 të shëruar

Kanada

89

7.448

1.020 të shëruar

Portugali

140

6.408

43 të shëruar

Turqi

168

10.827

162 të shëruar

Republika Çeke

24

3.002

25 të shëruar

Qipro e Veriut

(RTQV)

1

69

Në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) është marrë vendim për të ndaluar daljen në rrugë në orarin 21.00-06.00. Viktima është një turist gjerman.

Qiproja e Jugut

7

230

22 të shëruar

Vietnam

0

204

55 të shëruar

Azerbajxhan

5

298

Në vend është shpallur ndalimqarkullimi. 26 të shëruar

Përjashtim bëjnë punonjësit e sektorit të shëndetësisë, infrastrukturës, transportit dhe logjistikës, prodhimit të ushqime, naftës dhe gazit natyror, bankave etj. Edhe gazetarët mund të dalin jashtë dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Territoret Palestineze

1

117

10 nga rastet e konfirmuara me Covid-19 janë në Rripin e Gazës.

Në luftën me epideminë e koronavirusit të ri, shpresë për Gazën do të jetë edhe Spitali i Miqësisë Palestinë-Turqi që është ndërtuar nga Turqia në Gazë. Spitali është ndërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe me udhëzim të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) spitali u është dorëzuar autoriteteve palestineze në kuadër të luftës me epideminë e koronavirusit.

Irak

46

630

152 pacientë të infektuar janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali

Izrael

18

4.831

Kryeministri Beniamin Netanjahu ka marrë vendim të hyjë në karantinë pasi testi i njërit prej këshilltarëve të tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Janë shëruar 163 pacientë.

Brazil

165

4.661

127 të shëruar

Australi

19

4.550

358 të shëruar

Zelanda e Re

1

647

74 të shëruar

Norvegji

34

4.494

12 të shëruar

Suedi

146

4.028

16 të shëruar

Finlandë

13

1.418

10 të shëruar

Danimarkë

77

2.994

77 të shëruar

Irlandë

54

2.910

5 të shëruar

Malajzi

43

2.766

537 të shëruar. Mbreti i Malajzisë Sulltan Abdullah Shah dhe bashkëshortja e tij kanë dhuruar pagën 6-mujore për të mbështetur procesin e luftës kundër epidemisë.

Kili

8

2.449

156 të shëruar

Rusi

18

2.337

121 të shëruar. Sipas një ligji të ri që është përgatitur në kuadër të masave pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve shkelja e masave kundër Covid-19 do të konsiderohet si “akt terrorist”. Ligji parashikon 12.300 dollarë (1 milionë rubla) gjobë ose dënim me burg deri në 3 vite për shkaktarët e infeksionit të virusit; dhe 24.600 dollarë (2 milionë rubla ruse) gjobë ose dënim me burgim deri në 5 vjet për personin që shkakton vdekjen e dikujt nga virusi. Ndërsa ata që shkaktojnë vdekjen e 2 ose më shumë njerëzve mund të dënohen me burg deri në 7 vjet.

Japoni

56

1.953

424 të shëruar

Pakistan

25

1.865

76 të shëruar

Indi

32

1.251

102 të shëruar

Tajlandë

10

1.651

342 të shëruar

Indonezi

136

1.528

82 të shëruar

Arabia Saudite

8

1.453

115 të shëruar

Afrika e Jugut

3

1.326

31 të shëruar

Meksika

28

1.094

35 të shëruar

Greqi

46

1.212

52 të shëruar

Slloveni

15

802

10 të shëruar

Kroaci

6

790

Në respirator janë 32 të sëmurë.

Serbi

16

785

Në mesin e viktimave është edhe Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe, 71-vjeçari Milutin.

“Nëntë ushtarë janë infektuar me koronavirus, por të gjithë ndihen mirë dhe me sukses po rikuperohen, deklaroi të hënën ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Estoni

4

745

26 të shëruar

Letoni

0

398

1 i shëruar

Ukrainë

13

549

8 të shëruar

Lituani

7

533

7 të shëruar

Armeni

3

532

30 të shëruar

Gjeorgji

0

110

21 të shëruar

Hungari

16

492

37 të shëruar

Sllovaki

0

363

7 të shëruar

Bosnjë-Hercegovinë

10

411

17 të shëruar

Bulgari

8

379

17 të shëruar

Rumani

69

2.245

200 të shëruar

Moldavi

2

298

18 të shëruar

Poloni

31

2.132

7 të shëruar

Maqedonia e Veriut

7

289

Qeveria teknike ka miratuar paketa ekonomike në kuadër të masave kundër Covid-19.

Një nga pakot është mbështetja financiare për ndërmarrjet për pagesën e rrogave për të punësuarit në vlerë prej 14.500 dinarë (235 euro). Rroga minimale për muajin prill dhe maj do të sigurohet edhe për sportistët dhe për artistët, si dhe kontributet e rrogës, ndërsa për qytetarët që kanë mbetur pa punë do të sigurohet 50 për qind e vlerës së rrogës mesatare.

Shqipëri

15

243

52 të shëruar. Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit, ku sipas Kushtetutës së Shqipërisë mund të vendosen masa të jashtëzakonshme.

Kosovë

1

106

Qeveria në detyrë ka marrë vendim për të ndihmuar me mjete financiare institucionet shtetërore e joshtetërore, bizneset e qytetarëve të kategorive të ndryshme me rastin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 dhe rënien ekonomike në vend.

Mali i Zi

1

105

0 të shëruar

Liban

12

463

35 të shëruar

Në Afrikë ka shkuar në 18 numri i shteteve që zbatojnë ndalimqarkullim të pjesshëm ose të plotë në kuadër të masave të luftës me koronavirusin e ri (Covid-19). Disa nga këto vende janë: Zimbabve, Gana, Burkina-Faso, Mauritania, Senegali, Bregu i Fildishtë, Afrika e Jugut, Kenia, Uganda, Lesoto, Sudan, Sierra-Leone, Nigeria, Ruanda, Algjeria, Libia, Tunizia dhe Egjipti. Ne të gjithë kontinentin 31 shtete i kanë mbyllur kufijtë, kurse n12 shtete kanë ndaluar fluturimet ndërkombëtare. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë kontinentin është 173, kurse i rasteve 5.255.

Egjipt

41

656

150 të shëruar

Algjeri

35

584

37 të shëruar

Marok

33

574

15 të shëruar

Tunizi

9

362

3 të shëruar

Jordani

5

268

26 të shëruar

Katar

1

693

51 të shëruar

Emiratet e Bashkuara Arabe

5

611

61 të shëruar

Kuvajt

0

289

73 të shëruar