TË PERSEKUTUARIT POLITIKË NËN GODITJET E KRIMINELIT SANDËR LLESHAJ

Nga Av .Xhafer Sadiku

(I riu Sokol Ndoja në kthetrat e policëve gangsterë)

Në luftën për liri dhe dinjitet, të persekutuarit politikë dhe bijtë e ish të burgosurve politikë janë pa dyshim në radhët e para të çdo proteste. Dhe pikërisht mbi ata bie dora gjakatare e kriminelëve të Sandër Lleshajt.

Asgjë nuk është rastësi. Të persekutuarit janë të skeduar njëlloj si i skedonte Sigurimi i shtetit baballarët e tyre. Duke qenë kështu, ata survejohen, provokohen, arrestohen dhe dënohen pa faj. Lista e atyre që janë arrestuar nëpër demostrata kundër kësaj bande kriminale është e gjatë.

Njëri nga të arrestuarit e protestës së fundit është i riu Sokol Ndoja, 34 vjeç. Babai i Sokolit ka vuajtur në burgun e Ballshit, Spaçit e më pas familja e internuar në Gradishtë.

Ndër të arrestuarit e shumtë pjesa më e madhe është liruar, ndërsa bijtë e të persekutuarëve, Sokoli dhe të tjerë i kanë dërguar në dhomat e paraburgimit.

Interesant është fakti se Sokoli ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gangsterët e Sandër Lleshajt kishin thirrur një mjek dhe i kishin bërë një injeksion. Aludonin se ka Covid – 19 duke shqetësuar pa masë nënen e tij të vuajtur.

Duke qenë familje e vuajtur, pa krahë, pa mbështetje e pa miq, gangsterët e Sandër Lleshajt i kanë komunikuar se do ta përcjellim çeshtjen në gjykatë.

Do të sillja në vëmendje të shoqatës së ish të persekutuarëve politikë antikomunistë të ngrejë zërin e protestës edhe ne kete rast, kundër arrestimeve te te persekutuareve politike.

Arrestimi i tij është politik, jo vetën se është bir i një familje të persekutuar politike, por edhe me kontribute të mëdha në fillimet e proceseve demokratike ne strukturat e PD dhe demokratizimin e vendit.

Partia Demokratike duhet të mbrojë antarët dhe simpatizantët e saj nga radhët e ish të përndjekurve politikë pasi janë mbështetja më e madhe e saj.

Shoqëria shqiptare, ajo pjesë e saj e pakriminalizuar në Luftën e klasës, nuk duhet të qendrojë indiferente për krimet e gangsterëve të Sandër Lleshit.