Të përndjekurit, këtu duhet përqendruar ringritja e PD-së

Nga Indrit Vokshi

Miq demokratë, mbrëmë mora pjesë në mbledhjen e Gr. Seksionit Shëngjin dhe po bëj publike vetëm një pikë të diskutimit tim, atë mbi të përndjekurit politikë:
– Kur flasim mbi të përndjekurit politikë, pra ketë grup të popullsisë, duhet të kuptojmë se është bërë një gabim historik. Cili ka qenë ky gabim? Çështja e të përndjekurve është kufizuar dhe zvogëluar në çështje kësti dhe dëmshpërblimi. Por këstin mund t’ua japë edhe Edi Rama. Kjo nuk mund të jetë çështje kësti sepse ata nuk u vranë as u burgosën për punë kësti. U vranë për lirinë e fjalës, dikush votës, për mbrojtjen e pronës, nderit, dinjitetit, fesë e traditës. Ndaj mënyra më e mirë për t’i dëmshpërblyer është duke mbrojtur këto vlera. Mendimin ndryshe, votën e lirë, konkurrencën, pronën. A jemi ne sot shembull në shoqërinë shqiptare për këto? Këtu duhet përqendruar ri ngritja, që të arrijmë të bëjmë diferencën e të futemi edhe njëherë në vëmendjen e shoqërisë shqiptare