Te perndjekurit e Shkodrës: Largoni autoret e krimeve të komunizmit nga drejtësia

SHOQATA E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE TE SHQIPERISE ME QENDER NE SHKODER
(SH.I.P.P.SH.SH.)
Vend. Gjyk.Rreth. Tirane Nr.5182; dt. 21.10.2015
NIPT. L57320132V
Adresa: Rajoni Nr.4, Rruga ’13 Dhjetori’ nr.1 Shkoder;
Cel. 0685156103

……………………………………………………………………………………………………………………………………
Nr. Exstra Rep. Shkoder, 06.02.2019

Lenda: Kujtese – Demokracia ne Shqiperi jo e sinqerte.

Drejtuar: Operacioni Nderkombetar i Monitorimit – Tirane

Per dijeni: Z.Ilir Meta – President i Republikes se Shqiperise
Z.Gramoz Ruçi -Kryetar i Kuvendit se Republikes se Shqiperise
Z. Edi Rama – Kryetar i Keshillit te Ministrave se Republikes se
Shqiperise
Z Lulzim Basha – Kryetar i P.D.SH.
Mr. Luigi Soreca – Kryetar i Delegacionit te B.E. Tirane
Perfaqesuesit te Ambasades se SH.B.A. Tirane

Te nderuar Drejtues te O.N.M. – Tirane

Shoqata e ish te perndjekurve politike te Shqiperise me qender ne Shkoder e shqetesuar per zhvillimet e koheve te fundit ne fushen e aplikimiit te vetingut ne Shqiperi ju drejtohet si me poshte:

Me keqardhje kemi konstatuar se ne vleresimin e gjyqtareve dhe te prokuroreve gjate aplikimit te vetingut si dhe per perzgjedhjen e tyre ne institucionin e SPAK ( rasti Bujar Sheshi ) nuk vleresohet punesimi i tyre ne organet e diktatures ( Sigurimi i shtetit, hetusi, prokurori, gjykate ) gjate viteve te diktatures komuniste.

Deshirojme te ju rikujtojme se ato persona qe sherbyen ne organet e mesiperme (te cilat ne fakt ishin organet e ushtrimit te dhunes me te cilat diktatura komuniste persekutonte popullin shqiptar) jane direkt te lidhur me krimin e diktatures dhe per kete mbajne pergjegjesi morale dhe ligjore.
Ju bejme me dije se shqetesimi i jone nuk eshte per hakmarrje, por per kujtese me qellim konsolidimin sa me te mire te demokracise ne Shqiperi.
Ato persona qe sherbyen ne organet e dhunes ” ja paten shitur shpirtin se keqes “, me deshire apo pa deshire ato i shkelen me kembe normat morale me te cilat funksionojne sot demokracite.
Ne nuk kemi besim ne ndershmenine e tyre, ju nuk duhet te keni besim ne ndershmenine e tyre, atehere pra si mund ta konsolidojme demokracine ne Shqiperi ?. Si mund te luftojme korrupsionin qe po i merr frymen popullit shqiptar?.
A mund te jete i konsoliduar dhe i besueshem procesi demokratik ne organet e gjyqesorit , te prokurorise, SPAK etj. te drejtuar nga keto persona qe nuk kane deshmuar ndershmeri ne jeten e tyre, por perkundrazi kane kryer krime kunder shqiptareve te pafajshem ne emer te nji ideologjije anti humane ?

Lutemi te na mirekuptoni dhe te merrni ne konsiderate shqetesimin tone te ligjshem dhe me moral konstruktiv pro demokracise ne Shqiperi

Respekt

Zenel Drangu

Kryetari