Te perndjekurit antikomuniste urojne Elez Biberajn: Krenari që jeni njërin nga ne !

I nderuar z. Elez Biberaj !

Më lejoni qe ne emrin tim dhe të përndjekurve politike antikomunistë te Shqipërisë te shpreh kënaqësinë dhe t’iu uroj Ju për detyrën e nderuar të Drejtorit Radio “Zëri i Amerikës” (VOA).
Radio Zëri i Amerikës dhe Ju personalisht keni qenë për ne gjate diktaturës komuniste dhe me vone zëri i vetëm i shpresës në ferrin komunist që përjetuam ne por edhe motivim i madh për qëndresën tonë antikomuniste.
Janë me qindra te burgosur politike antikomuniste qe janë akuzuar e dënuar nga diktatura komuniste vetëm se dëgjonin “Zërin e Amerikës” dhe ky zë përfshi edhe tuajin ishte për ne si një pjese e familjeve tona ne ato vite te tmerrshme për ne.
Për ketë kontribut te shuarin tuaj por edhe për faktin qe Ju jeni ne familje antikomuniste dhe e përndjekur politike e komunizmit ne ju konsiderojmë me krenari si njërin nga ne.
Emërimi juaj, Drejtor i VOA , na gëzoi pa mase dhe në këtë kohe te vështir për ne për shkak të qeverisjes se ish-komunisteve na ngjall sërish shpresën si atëherë kur ju na flisnin drejtpërdrejtë ne radio .
Ne te përndjekurit politike antikomunistë mendojmë se vetëm dikush qe vjen nga radhët tona e ka informacionin dhe ndjeshmërinë te kuptoje e të vlerësoje qëndresën dhe sakrificën tone kundër diktuarës komuniste . Kur është fjala për median opinion publik ne kemi vene re se te tjerët shqiptare apo te huaj nuk na kuptojnë e nuk na vlerësojnë dot pe rate qe kemi bere e kemi hequr ne diktaturës.
Prandaj ne besojmë që ne detyrën e re tuaj , mundësitë dhe kontributi për më shume hapësirë mediatike në VOA , për qëndresën dhe sakrificën ne diktaturë dhe problemeve tona sot, janë më të mëdha.
Duke vlerësuar edhe një herë kontributin tuaj të çmuar në kauzën tonë ju urojmë suksese në punën tuaj fisnike.
Me respekt!

Nebil Çika
Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë