“Të pastrohemi nga mendësia bolshevike”/ Basha:99.9% të demokratëve duan të lënë pas të shkuarën dhe ish-qeverisjen e korruptuar të PD e të përqafojnë të ardhmen!

“Kam mbëshetjen e 99.9% të delegatëve”.

Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu. Ai ka thënë se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen, e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhurq gjatë ish-qeverisjes së PD.

“E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore. Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen, për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute, 99.9% janë për të ardhmen. Si lidh asgjë as me mendësinë Bolshevike, partia nuk është pronë e askujt, e as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Shumica demokratëve s’kanë përfituar, por janë dëmtuar. Për ta pastruar PD nga mbeturinat e sistemit komunist, janë 99.9% e demokratëve”, tha Basha.

Basha u shpreh më tej i vendosur në denoncimin e aferave korruptive dhe shtoi se aksioni i fundit i SPAK për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka e kanë marrë indicien nga një kallëzim i bërë nga PD.

“Sot, po flasim për diçka që ka grabitur gojën e popullit shqiptarë, ku janë përfshirë disa zyrtarë të lartë. Ju keni qenë në presion të vazhdueshëm për të mos transmetuar. Mjafton të shohësh reklamat e inceneratorëve për të kuptuar kapitalin që kanë pasur në dispozicion. Vetëm vitin e kaluar kanë përdorur 2 mln euro për reklama. Çfarë shet inceneratori që të bëj reklamë? Është njësoj sikur të bësh reklamë për një banjo publike. Për çfarë duhen reklamat për inceneratorët? Shqiptarë, pse duhet të bëj reklamë dikush që prek plehra.

Inceneratori nuk bën reklamë, por vazhdon heshtjen. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës. E u kujtoj shqiptarëve që donin të sillnin plehra nga jashtë e pas presionit publik, u detyruan të tërhiqeshin. Njoftimi i SPAK flet qartë se vonë, por më mirë vonë se kurrë, janë vendosur në lëvizje nga kallëzimi i PD. Të thuash pse ngrite komision hetimor për inceneratorët, i bie sikur të thonë pse u martove ku do fëmijë”, tha Basha.