“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij ! “ Çfarë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek për Skënderbeun

“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij ! “
Çfarë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek për bustin e Skënderbeut që mbante ne zyrën e tij në Korfuz !
Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , ne te cilin jam përmendur edhe un.
Është e vërtete qe e kam tekur disa here te atin e tij Spiro Dede (Dendias) kur drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande . Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.
Origjinen e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashke me nje grup gazetaresh te tjerë ishim te ftuar ne Korfuz ne 1994 kur Gjermani i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE .Ne agjendë kishim edhe një vizite ne dhomën e Tregtisë se Korfuzit ku na priti Spiro Dede . Ne zyrën e vet mbante bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut. Me beri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante ne një dhome tregtie heroin kombëtar te vendit tim. E di qe është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di te ke qene ? – e pyeta ,jo pa qellim .
Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :
Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun .
E para – ishte një gjeneral i madh !
E dyta- luftoi kundër turqve !
Dhe e treta qe është edhe restoja ime për ty (mu drejtua mua )- është se të paret e mi kanë qenë luftëtarë të tij .
Qe Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet ne dyshim , por për te gjaku nuk daket se ka rendësi , rendësi ka si ndjehet e për ke punon ai dhe është e sigurt qe deri tani punon për Greqinë. Qenia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % te gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika , nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai , 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama . Gjaku ka rëndësinë e vete ne veprimet e një njeriu por ne kemi pare se shume here gjëmën ,si popull e komb, na e kane bere njerëz me gjak shqiptari. Por me që lajmi u botua ne kuadër te marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva ,që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptar ishte !
Nebil Çika