Te pabeset dhe te pafete bejne te pabesueshmen!

Nga Albina Deda

-E tronditur si nënë vendosa te reagoj me neveri ndaj nje statusi sa shpirtezi po aq dhe me ngjyrat histeriko-politike te nje eksponenteje te Rilindjes se Edi Rames me emrin Genta Kaloçi.
Ajo perqeshi dhe proklamoi gezimin e saj qe tejkalon tmerrin human per humbjen e jetes se nje te riu 18 vjeçar-djale i vetem i poeteshes e shkrimtares Flutura Açka.
Nuk kam fjale te them dhe as mallkime nuk perdor se nuk jane fjalor i genit tonë.
Veç per diçka te rende e te zeze po i paralajmeroj shqiptaret njerezisht dhe politikisht.
Monstra Kaloçi dhe monstruoziteti i saj nuk jane lajthitje personale. Aspak.
Aq sa nuk ishte rrugaçeri individuale perfshirja e Sajmir Tahirit ne kanabizimin e vendit.
Eshte taktike e strategji e cila tashme ka dale ne siperfaqe.
Eshte hakmarrje e enveristeve dhe kryepreversit enverist Edvin Rama kunder shtreses me fisnike,me krenare e me te vuajtur te kundershtareve te regjimit diltatorial.
Kaloçja e Edvinit nuk perben sensasion se kryekaloçi i Kristaqit e Spiro Kolekes eshte kryeminister ndersa kaloçet e tjere te qeverise jane bijte biologjike te bllokmeneve duke filluar nga nipat e Hysni Kapos e deri te vajza e Llambi Gegpriftit.
Ndaj dhe reagimi i Genta Kaloçit le te percillet jo vetem me neveri por me nje zgjim ndjenje te veçante ndaj asaj që po instalohet:
Diktatura e krimit shpirteror dhe e luftes se re te klasave.
Keta nuk jane injorantet e partizane kriminele te ish-zones se pare operative te veshur me rroba te roberve italiane te pushkatuar,
por bijte e tyre miliardere te ngjyrosur e kaperdisur me Valentino e Armani! AD.