Te kerkojme falje Mateo, na fal vogelush!

Nga Luan BaçI *
Shume dhimbje dhe shume trishtim, le pas per çdo njeri normal te ketij vendi te vogel dhe plot halle te medha!
E paimagjinueshme, e pabesueshme, e papranueshme, e paharrueshme, per prinderit, familjaret dhe te afermit e tij, kjo ngjarje dhe krim makaber.
Ngushellimet me te sinqerta dhe te thella, megjithese nuk ka fjale, qe e ngushellon kete!
Monstra, qe te mori jeten, megjithese i njohur si i tille, i denuar si i tille, vazhdonte te jetonte i qete, ne monotonin e zakonshme te jetes, afer njerezve normal, afer ty Engjell.
U desh te merrte jeten tende te pafajshme ne moshen 8 vjeçare, ta nderpriste kete jete ne menyren me barbare, dhe me makabre, qe te vertetohej si i tille!
Ky monster, ky perbindesh, i denuar dhe me pare, per rrembim personi, i njohur nga banoret e zones, si njeri problematik, i dhunshem, qarkullonte me mjete prerse te rrezikshme per jeten e te tjereve, i denoncuar shume here te tjera nga banoret per veprime, jo normale dhe te rrezikshme, perseri vazhdonte jeten i qete, prane njerezve normal!
A nuk duhej qe policia ta kishte nen survejim dhe kontroll kete monster te rezikshme, qe denoncohej here pas here nga banoret?
A nuk njihej e kaluara e tij problematike dhe e rrezikshme?
A nuk duhej bashkia apo institucione te tjera pergjegjse te ketij shteti, te interesoheshin per nje monster te tille, qe jetonte i vetem dhe pa asnje ndihme, se si e menaxhonte kohen e tij?
Ky krim makaber, nuk eshte rastesi, pas ketij krimi qendron papergjegjshmeria e shtetit, mos ekzistenca e tij!
Te gjithe ne duhet te kerkojme falje per jeten tende, te gjithe duhet te ndihemi fajtor, te gjithe duhet te reagojme fuqishem!
Qofsh i paharruar engjell!

*Deputet