“Të hyjmë me emra konkret”, Idrizi pas takimit me Ballën: Detyrim të zgjedhim një person me konsensus, 

Pas përfundimit të takimit me kreut e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për mediat tha se është detyrim që të zgjidhet një president me konsensus dhe se shqiptarët nuk duhet të lënë në terr.

“Kur ne flasim për presidentin konsensual presupozohet që tre raundet e para duhet të jenë me konsensus. Një president i njëashëm nuk do të bëjë mirë. Pra ne duhet të ulemi dhe të gjejmë që se kush është personi i duhur”, tha ai.

Nuk duhet të negociojë PD, ju vetë keni marrë rolin e negociatorit?

Idrizi: Ne jemi ftuar si një Grup parlamentar , unë kam qenë me siglën e PDIU. Ajo që bie ndesh në krahasim me përvojën se si është zgjedh presidenti, ka qenë traditë që të takohen partitë, sot kemi nevojë të hyjmë me emra konkret dhe të mos i lëme shqiptarët në terr dhe kemi detyrim të zgjedhim një person me konsensus.