Të fitosh duhet të bësh diferencën !

Nga Nebil Çika
Nuk shoh asnjë shqetësim tek lajmet qe ish eksponentë te PD po krijojnë parti politike.
Ne se ata kane njerëz që i votojnë tregon që largimi nga PD i tyre ka qene i padrejte ,ne se nuk kane atëherë shqetësimi dhe reagimi ndaj tyre është i kotë.
Këto zgjedhje i fiton ose i humbet vetëm Basha me listën e kandidateve që do ti ofroje elektoratit . Karta morale është e vetmja ne dispozicion të tij .
Duhet të lexoje reagimi (votën) e anëtarësisë, jo vendimet e dyshimta te “komisionit “ një pjese e natarëve të se cilit pa integritetin e duhur moral e politik dhe te shfrytëzojë mirë e 20 % ne dispozicion te tije ,për të bere e përzgjedhjen e duhur.
Besoj e shpresoj se e ka kuptuar faktin qe me komunistet dhe pinjollët e spiunet tyre, individët pa integritetin e duhur moral e politik dhe me të konsumuarit nga korrupsioni i pushtetit ,nuk ka asnjë shans të fitoje.
Po arriti ta nxjerre te djathtën dhe te gathë ata qe janë e ndjehen njerëz te lirë ne zgjedhje ,do të arrijë fitore historike, pa pas nevojë fare për koalicione .
Në të kundërt, këto partitë që po formohen, qoftë edhe si skenarë e intriga të dëshpëruara te Ramës ,do të jete ai që do ti faktorizoje pasi elektorati do te jete i detyruar te zgjedhë midis kandidaturave e politikave te ngjashme, në se në flete-votim nuk gjen dot ndryshimin që duhet te beje diferencën. Thjesht do te mbushin vakumin që mund ta lerë bosh Basha.
PD-ja ka pas e ka në dispozicion familjet dhe njerëzit me të mire të Shqipërisë, aset politik e elektoral qe kur është shfrytëzuar mire i ka dhënë asaj fitore edhe në bastionet e konsideruara si më “komuniste” të vendit .