Të distancohemi nga xhaketat e vjetra, të lëvizim drejt së ardhmes

Nga Zenel Hoxha *

Ka nje perpjekje per ta ndare Partine Demokratike dhe ky paraqet nje moment te jashtezakonshem per te gjithe ne qe e themeluam ate 31 vjet me pare.
Shqiptaret jane ne zgrip ekzistencial dhe cdo perpjekje per ta zhbere PD-ne i sherben forcave regresive dhe perpjekjes per ta shkaterruar opozitarizmin. Keto jane vlerat kundra te cilave ne u ngritem mbi tre dekada me pare.
Lidershipi i PD-se duhet te beje nje katharsis, pasi e vetmja menyre per te transformur skenen politike shqiptare eshte nepermjet perbashkimit dhe risjelljes se vlerave mbi te cilat nisi levizja studentore – nje levizje qe pa drejt se ardhmes, jo te shkuares.
Sot më 11 dhjetor 2021 në stadiumin Air Albania vazhdon tubimi, që të mbledhurit dhe organizatori do ta quajnë Kuvend të PD. Kjo është logjika e organizatorit informal të veprimtarisë që kërkon të mbledhë anëtarë të Partisë më shumë nga sa mund të ketë delegatë. Ky është një tubim i turpshëm për fatin e një partie politike që mbush 31 vite jetë politike si forcë kryesore e vendit.
Ky tubim dhe jo kuvend është për arsye dhe qëllim të pastër individual të politikanit që shkëlqen në tranzicion dhe shfaqet i dalë kohe në normalitet. Ky politikan që kërkon të rikthehet nga pensioni politik me një lojë hipokrite, kërkon hapur të rihipotekojë PD. Por kjo nuk mund dhe nuk do të ndodhë.
Miku dhe mbrojtësi më i madh dhe më i fuqishëm që ka demokracia dhe kombi shqiptar ia ka vendosur zyrtarisht shenjën dhe çertifikimin e të dënuarit. Kjo nuk është e lidhur me skenën apo me skenarët që gatuan në ndërgjegjen dhe tek mbështetësit e vet miopë. PD është forca që duhet të sillet dhe respektojë institucionet e veta dhe jo të rikthejë në historinë politike të saj,insinuata apo gjendje parashoqërore. Ardhja në Shqipëri e Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Gabriel Escobar ishte një sinjal i mëtejshëm se PD dhe Shqipëria nuk mund të shohin veçse nga e ardhmja.
PD nuk mund të ketë nënshtrime ndaj individësh me kult, por duhet të mbajë përherë dhe sidomos sot kultin e demokracisë dhe të lartësuarit si institucion me përgjegjësi dhe shërbim për demokracinë dhe fatin e kombit.
Eshte momenti qe ne bashkepunim me aleatet tanë ndërkombëtare, ne rradhë te pare Shtetet e Bashkuara, te çrrenjosim korrupsionin, distancohemi nga xhaketat e vjetra dhe te bëjmë lëvizjen drejt së ardhmes që shqiptaret e Shqiperisë dhe shqiptaret kudo që janë meritojnë.

*Themeluesi i PD si sot 31 vite më parë.
Anëtar i Komisionit Nismëtar të PD
Kryetar i parë i PD Dega Tiranë