Të dënuar të jemi miq me Amerikën

Nga Nebil Çika

Në fakt ky ka të drejte se andej nga vjen kështu e di.
Historia e komunistëve shqiptar me Amerikën me shumë ka qenë armiqësi se sa miqësi dhe ka ndryshuar në vartësi të qëndrimit amerikan ndaj pushtetit të tyre.
Të djathtët, antikomunistët, kanë pas e kanë një qasje tjetër. Ata kanë qenë e janë me Amerikën në vartësi të qëndrimit të sajë me çështjen tonë kombëtare dhe e kanë dashur,madje janë sakrifikuar për të,edhe kur ajo ka përkrahur komunistët .
Të tjetërt serbët, grekët kanë në krah edhe fuqi të tjera botërore, rusët,kinezët , francezët etje në shqiptarët kemi vetëm Amerikën .
Ajo na ndihmoi te forcohemi si shtet, çliroi Kosovën,garantoi bashkëqeverisjes në Maqedoni,na futi në NATO etje kontribute thelbësore për integritetin tonë kombëtar.
Pa Amerikën në gjendjen që e ka çuar vendin politika jonë,pa ushtri e me institucione të tjera të sigurisë copë,copë me ekonomi përtokë, integriteti ynë kombëtar është i kërcënuar e rrezikuar seriozisht.
Prandaj sado e keqe të jetë politika që drejton në SHBA në raport me politikën pushtetin në Shqipëri e Kosovë ne jemi të “dënuar” të jemi miq të sajë .
Çdo çdo qëndrim armiqësor ndaj sajë është në fakt një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Amerika nuk ka ndonjë nevojë të madhe për miqësinë tonë,ne pa miqësinë e Amerikës jemi të mbaruar.
E kemi provuar këtë 45 vjet nën sundimin e komunistëve, armiq të betuar të sajë dhe e pamë ku përfunduam.
Doni ta provojmë sërish ?!