Te bjere miu, thyen koken!

( Homazh per xhaxhane tim, Fatosin, antikomunistin e palekundur ne burgjet e terrorit te diktatures, nje model i perkryer, jeta e te cilit te ben te kuptosh ç’do te thote ‘te qendrosh.’)

Ishte dyzete e gjashte vjec xhaxhi im, kur u lirua nga burgu ne vitin 1973, mbas pesembedhjete vjetesh. Meqe nuk kishte as shtepi, as familje, u mbeshtet per pak kohe tek ne, domethene te shtepia ime dhe te xhaxhai tjeter. Mbas dy-tri muajsh i dhane leje banimi ne Mifol-Ura, edhe atje qender internimi. Keshilli e strehoi ne nje dhome, pjese e nje shtepie perdhese ku banonin edhe te tjere. Gjithe gjithe kishte nje krevat tek, nje arke-senduk per ushqimet dhe nje furnele vajguri per te gatuar. Asgje tjeter.
Po kujdeseshim se ku mund t’i gjenim nje grua. Xhaxhi po kerrusej dhe dukej me i madh se c’ishte ne moshe. Kurre nuk e kishim degjuar te kerkonte grua, pervecse ne nje rast kur ia kishte marre nje kenge te pervajshme ne nje dasme ne fis dhe kishte shtuar ne fund: “Kush do ma jape doren mua/ Pleqeria m’u afrua…”
Po qemtonim neper kulaket e fshatrave perreth dhe neper familjet e internuara ne Saver, Grabian, ne Vile (Kavaje), ne Kosove (Lushnje) per ndonje vajze fatthyer apo ndonje grua te ndare nga burri. Tek e fundit, le te kishte edhe femije.
Nje rast e refuzoi xhaxhi.
-Pse?- e pyeti nena.
– Nuk e di…Kur hapi gojen e me foli sikur t’i kisha zene deren, m’u duk sikur me zuri tavani nen vete.
Nje mik na pruri fjale per nje vajze te vonuar ne moshe ne Kosove… I
Isha bere une, si te thuash, ‘keshilltari’ i tij per çeshtjet e fejeses. I regjur e i perpjekur burgjeve, ai mund te fliste me ore te tera se si P. Meshkalla kishte qene nje prift i urte e i mencur, (porse kete ia detyronte misionit te tij klerikal) , se A. Maliqin e kishin vrare barbarisht me skenaret e Sigurimit, etj…, por xhaxhi im s’kishte fare sjellje dhe pamje bandilli. Meraku me i madh ishte se nusja dhe njerezit e saj nuk do pranonin per moshen, per pamjen e vuajtur e te plakur te tij. Isha bere gati disa here t’i thosha t’i priste mustaqet per t’u dukur me i ri, por nuk ma mbante. Bah! Edhe kujt? Atij, qe rralle i qeshte buza. Sa per shtepine-drangull, do benim si te benim. Edhe pala e nuses, sikurse ne, te internuar e cope-cope duhej te ishin…Me duhej te thosha qe me pare se xhaxhi im ishte i rezervuar, i veshtire ne bisedat me grate. “Perpiqu te jesh me i kendshem dhe hokatar kur flet me to, dreqi e mori! – i thosha shpesh me tonin nje djali, gjimnazist i vitit te trete, qe me kishin kapluar dritherimat e dashurise dhe qe i dija tashme hallet e nje burri. – Nese ajo do te thote ‘dukesh i madh ne moshe’, ti mos rri si gur, por aty per aty pergjigju: ‘Une u bera i madh qe po kerkoj nuse..’, ose ‘Nje burre, i plak dyzete gra…’ e te tjera. “Se, qe thua ti xhaxhi – vazhdoja une, – grave u pelqejne shume shakate, kupton?” Me veshtronte me bisht te syrit dhe gati sa s’me thoshte:
– Ore, helaq!
…Diten qe shkoi te bente pelqimin, e prita per ore te tera te dera. Kur u kthye, ishte nxire ne fytyre.
-He, si u be..?
-Nuk e di, kam frike se nuk behet..
-Pse?
-Me duket se e menderosa…
– Cfare?
– Kur me pyeti ‘a ke nje strehe ku te jetojme?’, u pergjigja se kam nje dhome. Pastaj, nuk di se si me erdhi dhe shtova: “Zonje, nuk kam asgje brenda. Te bjere miu nga lart, thyen koken..”
– Bobooo, çfare na paske bere o xhaxhi! Po si mundet ta thote kete nje burre qe kerkon nuse? E? Te tjeret genjejne, o xhaxhi! Ti ben te kunderten..! O kjo pike e zeze…” Teksa thosha keto vija verdalle neper dhome me gishtrinjte tufe ne qender te ballit, si nje gjest mencurie e gjykimi te thelle, ndersa ai dridhte duhan i heshtur e i vrerosur.
Pas dy javesh erdhi pergjigja pozitive nga ana e nuses…
Krijoi familje xhaxhai im i mire. Zoti i madh e meshireplote i fali tre femije. Nuk mundi t’i gezonte e t’i martonte si shume te tjere. Sic ju thashe, ai u martua i madh ne moshe. Per me teper, vdiq i papleqeruar…