Taks-forca e krimit: Opozita i përgjigjet Rames

Pas deklaratë së kryeministrit Edi Rama për krijimin e një Task-Force për të luftuar krimin e organizuar, ka reaguar edhe PD.
Me anë të një statusi në faqen e tij të Facebook, deputeti Edi Paloka nuk kursen ironitë ndaj Ramës.

Reagimi i Palokës

Rama, Task-Force per zbulimin e lidhjeve te krimit me politiken…?!!
Me siguri do zbuloje qe me krimin eshte e lidhur opozita.
Madje dhe per deputetet e inkriminuar te rilindjes dhe per Tahirin dhe per gjithe llumin e krimit ne administraten e rilindjes , te jeni te bindur qe “fajin e ka opozita dhe mediat e kazanit”

 

Edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Rama për task forcën që do të luftojë krimin e organizuar.
Ai thekson se duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin.
Në një reagim në FB, Vasili thotë: “Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.