Takoi Bashën,ministrja britanike Morton: Partitë opozitare kanë rol për të frocuar demokracinë

Ministrja Britanike për Europën e Amerikat Wendy Morton, pas takimit me Bashën ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke thënë se ishte një diskutim i frytshëm me kreun e PD-së dhe se partitë opozitare kanë rol në forcimin e demokracisë dhe për të garantuar se zërat e qytetarëve janë të përfaqësuar.

Postimi i plotë:
Diskutim i frytshëm me Kryetarin e Partisë Demokratike
mbi situatën aktuale politike në Shqiperi
Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ministrja vizitoi selinë blu dhe kreu takimin me Lulzim Bashën. Ajo shoqërohej nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.