Tabaku: 8 janari ishte dita e fundit e Berishës në politikë!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për atë që ndodhi një ditë më parë në selinë blu.

Tabaku shkruan në “Twitter” se 8 janari shënoi fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikë. Ajo thekson, se dje ishte një ditë e trishtuar për PD, parti ku ajo aderon që prej moshës 16-vjeçaree.

Postimi i Jorida Tabakut:

Vetëm dikujt që nuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulmin kundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtuar për Partinë time, tek e cika aderoj që në moshën 16 vjeçare.