Sulmi ndaj deputetit gjerman, Doris Pack: Turp për Ramën, ai mendon se të gjithë blihen e shiten si ai

Politikania e njohur gjermane, anëtare e partisë CDU, Doris Pack ka reaguar me anë të një statusi në Twitter mbi sulmet që i janë bërë deputetit tjetër gjerman Gunther Krichbraum, i cili sipas mediave dyshohet se është njeriu i paguar nga PD për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

Sipas Pack, historia që Rama arriti të fabrikonte ishte e pabesueshme dhe e stisur në mënyrë perfekte.

Në një deklarate nga selia blu, Basha përmendi tre emra, Ramën, Tahirin dhe kryebashkiakun Veliaj, si pjesë e këtij sulmi, sipas Bashes, neverites.

Më herët në Facebook reagoi vetë kreu i shtetit, i cili ia vuri të gjithë fajin medias duke u shprehur se mendimin për to ende nuk e ka ndryshuar duke nënkuptuar fjalën ‘kazan’.