Sulm me tritol nënkryetarit të Bashkisë Kamzë, reagon policia

Pas denoncimit të Partisë Demokratike mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e të dielës kur u vendos tritol në derën e shtëpisë së nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj, reagon Policia e Tiranës duke theksuar se banesa e sulmuar i takon një tjetër shtetasi.
Sipas policisë, lënda plasëse është vendosur në shtëpinë e Paulin Gjegjajt dhe jo Vendim Demajt siç bëri publik sulmin Partia Demoratike, në denoncimin e saj.
Gjithsesi, sipas Policisë së Tiranës, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, thekson policia duke saktësuar se metarialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Njoftimi
Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Metarialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”