Studentët dhe nxenesit bllokojnë kryeqytetin , mijra vetë ne protestë  

 

Ka nisur bllokimi i akseve kryesore të Tiranës nga ana e studentëve të Fakulteteve të Tiranës, ndërkohë që pritet që të mbërrijnë pas pak minutash dhe studentët e Universiteteve në rrethe.

Kështu studentët e shkencave sociale dhe Juridikut kanë bllokuar kryeqëzimin e 21 Dhjetorit, ndërsa te ish-sheshi Shqiponja bllokimi po kryhet ngfa studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Nga ana tjetër studentët e Mjekësisë do të bllokojnë Rrugën e Dibrës, ndërsa në ambientet e Korpusit të Tiranës ka një prani dhe më të shtuar protestuesish.

Atyre u janë bashkuar dhe gjimnazistët e Tiranës, të cilët po ashtu kanë bojkotuar mësimin.