STATUJA PARA BURGUT Poezi nga Prof.Isuf Luzaj

STATUJA PARA BURGUT

Portës së burgut ngeli nëna.
Statujë e ngrirë, trastat pranë
Mbi gjemb të telit ngeli hëna,
E varur ndrit si një shandan

Pranë burgut nëna nëpër borë.
Të birin pret në takim.
Dy trasta fshati mbanë në dorë,
Të mbushura plot me internim

Udhëtuar ka, larg nga Vlora.
Të shohë të birin pas në hekur.
Mbi rrobe të zezë rritej bora.
Nën të dridhej eshtër e tretur.

Mbrëmje e zezë, acar i hidhur.
Trashej bora mbi Burrel.
Duarve fshati duke dridhur.
As nënë as djali në sportel.

Portës së burgut ngeli nëna,
Gjysëm ngrirë, trastat pranë
Mbi gjemb të telit ngeli hëna

E varur ndrit si një shandan.

Dalan LUZAJ “Vargje që Udhëtojnë”

Ps. Dje në Shkodër u perurua memorali  ne nderim te te perndjekurve politike te komunizmit . Nje pjese e ketij memorali i kushtohet nenave qe ndiqnin djemte e vajzat e tyre ne burgjet komuniste . Prof .Isuf Luzaj dhjtëra vite me pare i ka kushtur nje poezi ketyre nenave ,ne te njejten linje me simboliken e nënes së memorailit .