Sqarim i Kreshnik Çollakut: Asnjë strukturë paralele nuk mund të rrezojë një strukture legjitime.

Kreshnik Çolaku në fb :

Një sqarim per ata qe nuk kuptojnë e ata qe bëjnë sikur nuk kuptojnë.

Nga dt 10 shtator jam perpjekur me te gjitha mundesite per te mos nxitur ndarjen e rende qe po pervijohej ne PD. Per asnje interes politik personal vetëm ne bindjen se konflikti e ndarja mes demokrateve te vetmen viktime do te këtë vetë demokratet.
Jam ballafaquar me dhjetëra mesazhe,fyese,shantazhuese,bullizuese. Me është kujtuar puna e karriera,duke harruar se un ish studenti i dhjetorit,anëtari i grevës se urisë,pedagogu prej 20 vitesh i Universitetit te Tiranes,doktoranti ne marredhënie nderkombëtare perveç respektit paskam borxh jetën per emërimin si diplomat e me tej si zyrtar i lartë.
Jam përpjekur te mos nxis konflikt ne situatën e krizës ne PD. Kam bere te qarte qëndrimin tim per situatën ne PD.
Kam heshtur e nuk kam fyer askënd edhe pse jam vene shpesh perballe fyerjeve qe as do ti kisha imagjinuar.
Eshtë nxitur një reagim viral lidhur me një status timin,ku nxitësit nuk shohin hënën por gishtin qe ua tregon.
Nxitja e viktimizimit mes demokrateve qe kane firmosur në njërën anë se i paskam cilësuar si serbë është thjesht perverse.
Po unë besoj se ajo çka po ndodh,është përpjekja per te krijuar një strukturë paralele ne PD dhe bindja ime është se asnjë strukture paralele nuk mund te rrezoje një strukture legjitime. U kam thënë se per tu bërë legjitime çdo vullnet i njërës pale duhet bashkuar me palën tjetër edhe si procedure. Kjo ben të vlefshëm çdo vullnet e vendimmarje.
Referimi me situatën e strukturave paralele ne Kosove është qartësisht si referim per një situatë ku një vullnet njerëzish refuzon te njohe institucionet e zgjedhura.
Kush me njeh e di se ska vend krahasimi me serbet. Ata qe e nxisin ketë e dine mire,por çka u duhet është mbushja e ditës me dike qe duhet linçuar per te fituar bukën e përditshme.
Demokratet e dine se kur ka qene koha e nevoja per përballje unë kam qene ne krah të tyre dhe kur jeta ka qenë ne rrezik,ndryshe nga nxitësit e këtij viktimizimi e kësaj ndarje që shkruanin statuse nga holli i Rognerit.