Spiuni im !

Nga Gëzim Peshkëpia *

Gëzim Peshkepia ne hertuesi i torturuar nga Sigurimi i Shtetit

Po jua tregoj: Dalip Zhaboli ka qene ushtarak me grade te larte ne ushtri. Me të tregue raportimet (spiunllëqet) e tij qe me ka bere vitet e fundit te dënimit duhen faqe te tera. Ai ka qene aktiv dhe shume i rrezikshëm deri ne fund te burgosjes. Mbas sistemit te kaluar ai vendoset ne post te larte: Drejtor i kampeve e burgjeve. Ky emërim me pruri ne konkluzione me te thella se për një vendosjen ne një post te tille duhet te “sitej” mire ne një site te imët. Kjo me bën te besoj fjalët se këta persona vendoseshin ne poste te tilla dhe duhej te shërbenin me zell se ndryshe u tundesh karta e rekrutimit dhe kështu i priste diskreditimi. Origjina e tij nuk na thotë gjë, prandaj fatmirësisht te jene te qete ata qe mund te supozonin se i takonte shtresës qe trashëgonte emër, qytetari e ndonjë shërbim te bere kombit si prindit e te tjerëve qe zuri shoqëri gjate burgosjes. Pra një pleh nga i cili nuk mund te pritej kurrgje e jo me shoqëri e besnikëri. Mbasi doli nga burgu dhe unë erdha nga Gjermania kemi ndenjur bashke me shoke ne tavoline shpesh me te e shokët e mij. Kemi kaluar pranë neper kaq darka familjare. Vazhdonte hipokrizia me shprese se nuk do merrja vesh një dite se raportet qe kishte shkulur nga Dosja ime do kishin goje te flisnin megjithëse ashtu te shkulura. Vazhdonte te luante rolin qe i dhanë ne revoltën e Qaf-Barit kur u hap fjala se rrihesh e pëlliste. I vajtën me kot gjeneral plehut. Gjate burgosjes kam njohur dhe njerëz te shtresës qe kishin qene kundra asaj times, por qe kishin reflektuar ndaj mashtrimit qe u ishte bere qofte dhe ndaj idealeve për te cilët ata kishin luftuar. Kam pasur plot miq prej tyre dhe per ta ruaj respekt si njerëz me karakter dhe te ndershëm. Çfarë pret prej një njeriu qe te përqafon për te ndare dhimbjen kur ti humb Nënën e me pas ulet e shkruan “raportin” për operativin dhe i tregon rrezikshmërinë qe ke ti për tu arratisur. Vetëm rrethanat e prunë qe te lirohem duke fituar disa muaj nga amnistia, sepse riarrestimin tim e kishte “qëndisur” mire usta Dalipi i cili kishte vene ne aksion duke e përpunuar e udhëzuar spiunin e dale boje Z.SH. qe paralel me te te bente te besueshme shpifjet. Këto raporte kishin kaluar tek dega e brendshme e Fierit (tek Zv kryetari për sigurimin) i cili i shkruan Komandës te mos te çohem me punë jashtë rrethimit. Pra me kishte çuar pranë ridënimit. Kam sa e sa te tjera për te thëne por tani për te nuk ndjej me as mëshirë por ndot. Prita se do reagonte. I dhashë te kuptoje ne ditëlindjen e një shoku ne lulishten “1 Maji” se jam ne dijeni te gjithçka je dhe u ngrita nga vendi kur mu ul pranë, por megjithëse kane kaluar shume kohe para mese dy vjetësh ka paturpësinë te me testoje duke me kërkuar te bëhemi miq ne Fb. Gjykojeni vete se çfarë specie është! Për kërkesë faljeje nuk behet fjale, sepse ajo kërkon qytetari, kërkon te jesh njeri. Nuk ka vrasje ndërgjegje sepse ndërgjegjja i mungon !

*I burgosur politik antikomunist