Spartak Braho në Parlament, persekutori komunist merr mandatin e Tahirit

Iish pjestari i policise sekretet te diktataures,i akuzuar publikisht si autor i krimeve te komunizmit Spartak Braho ,do të jetë deputeti i cili do të zëvendësojë Saimir Tahirin në parlamentin e Shqipërisë.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të kalojë mandatin me 7 vota pro emrit, i cili renditej i 19 në listën e PS-së për deputet të qarkut të Tiranës.Për opozitën ky veprim ishte i vonuar, pasi duhej të ishte bërë 6 muaj më parë ndërsa inkurajoi prokurorinë të zbardhë sa më parë të vërtetën.

Spartak Braho ka marrë përsëri mandatin për të qenë deputet në parlamentin e Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kalimin e mandatit të Saimir Tahirit në favor të Spartak Brahos.

Sipas administratës, Braho rezulton më një gjobë për shpifje por kjo nuk është një pengesë për marrjen e mandatit të deputetit.

Klement Zguri: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ti japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të rradhës në listën shumëemërore të PS, qarku Tiranë, Spartak Braho.

Edhe pse anëtarët e Partisë Demokratike në KQZ e votuan pro kalimin e mandatit, Ivi Kaso, e cilësoi këtë një veprim të vonuar ndërsa inkurajoi prokurorinë të zbardhë të vërtetën për akuzat ndaj Tahirit.

Ivi Kaso: Në emër të subjektit politik që përfaqësoj shprehim besimin e plotë dhe inkurajimin për organin e Prokurorisë që me marrjen e këtij vendimi nga ana juaj hapet rruga për të zbardhur këtë çështje deri në fund dhe për të bërë drejtësi deri në fund lidhur me këto akuza të rënda që i janë bërë deputetit.

Spartak Braho ka mbajtur mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë përkatësisht në vitet 1997-2005 dhe 2013-2017.

Braho  qe mori mandatin pas dorëheqjes së Saimir Tahirit një javë më parë eshte nje ish pjesetar i sigurimit te shtetit autor i dënimeve politike te kundrshtarve politike te qeverise komuniste .